Ish-deputeti demokrat Kujtim Gjuzi, sot aleat i Sali Berishës, ka shpërthyer me një gjuhë të rëndë ndaj dy kolegëve Fatmir Mediu dhe Agron Duka, pasi dje ata thanë se një nga emrat që duan për president është dhe politikani i njohur Dashamir Shehi.
Përmes një shënimi në rrjetin social Facebook, Gjuzi e quan Dash Shehin “pijanec serial”, ndërsa dy kolegët e tjetër Mediu dhe Duka “ku*varë bordellosh”.
“Opozitarë ko*ilë propozojnë për president Pianecin Serial? Ku*varë Bordellosh duan të mbajnë Presidencen si Kuplara! Impotent Intriga KM tallet me Opozitën. Vota për PPP president/e”, shkruan ish-deputeti Kujtim Gjuzi.
Dje palët arritën dakordësinë që në dy raundet e ardhshme, të dytin dhe të tretin do të jetë opozita ajo që propozon kandidatët dhe më pas socialistët. Raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit do të jetë në datë 23 maj ora 18:00. Raundi i parë dështoi pa asnjë emër konkret për presidentin e ri të Republikës së Shqipërisë. Ndonëse nuk kishte asnjë kandidat për t’u votuar, sipas Kushtetutës së Shqipërisë ky quhet si një raund votimi i ezauruar për t’ia lënë vendin katër raundeve të tjera.