Gjuzi zbulon çfarë i tha Metës në stadium...dhe pse nuk e do Kushtetuesen: Ilir, jep dorëheqjen se nuk të nget njeri...

15 Nëntor 2019, 14:42| Përditesimi: 15 Nëntor 2019, 14:50

  • Share

TIRANE - Kujtim Gjuzi, kreu i partisë Konservatore, gjatë fjalës në Kuvend zbuloi se i ka kërkuar presidentit Ilir Meta kur kanë qenë të dy në stadium në Elbasan që të japë dorëheqjen, pasi askush "nuk të nget", siç u shpreh ai, në të kundërt do të kishte probleme. Gjuzi tha se Meta nuk e do Gjykatën Kushtetuese, pasi siç i ka kërkuar më herët mazhorancës, Meta duhej shkarkuar me kohë pasi Partia Konservatore e ka çuar në Kushtetuese më qershor 2017.

"Konservatorët tre vite më parë kishin të drejtë kur thanë që presidenti nuk duhet të jetë aty. Por ju nuk e morët parasysh që presidenti në detyrë zoti Ilir Meta, se do t'i thoja edhe Shkëlqësi por nuk i them dot, më datën 8.06.2017 nga konservatorët është në Gjykatën Kushtetuese prandaj nuk e do Gjykatën Gjykushtetuese. Po ju a nuk keni përgjegjësi? Po po, ju të mazhorancës keni përgjegjësi. 24 mandate të intimidume, 4 këtu të rregullime, ca tentativa të tjera se nuk dua të nxjerr ndonjë sekret në lidhje me sekretarin e përgjithshëm të PS-së, zotin Taulant Balla, nuk du me e nxjerr nuk kam për ta nxjerrë. Duhet që të shkarkojmë presidentin e Republikës. Zoti Taulant Balla pse nuk e shkarkon, pse nuk e mbledh komisionin, pse e mban peng presidencën?

Ilir të kam thënë në stadium në Elbasan jep dorëheqjen nuk të nget njeri, po s'dhe dorëheqjen problem i madh është. Shife si të vjen vërdallë tani kryeministri. Ka një problem kryeministri, do të kapë Gjykatën Kushtetuese, dakord, e ke kap", tha Gjuzi sot në Kuvend.

"Partia Konservatore ALBANIA ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padi kundër Presidentit të zgjedhur me 87 vota në parlament zotit Ilir Meta për t'i ndërprerë mandatin presidencial sepse ka shkelur në 4 raste Kushtetuten. Neni 89 i Kushtetutës së Shqipërisë ndalon: Zgjedhjen e një qytetari shqiptar që nuk ka dhënë dorëheqjen nga posti i a) Deputetit b) kryetarit të një partie politike e aq më shumë kur personi që zgjidhet president në gërmen dhe frymën e kushtetutës vazhdon të jetë Kryetar i kuvendit të Shqipërisë e po ashtu mbetet aktiv në fushatën elektorale të zgjedhjeve të datës 25 Qershor 2017", njoftonte më herët Partia Konservatore për padinë në Kushtetuese kundër Metës.

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?