Donald Trump

Bota

Gjykata amerikane rrëzon padinë e Donald Trump ndaj gazetës New York Times

19 Shtator, 20:26| Përditesimi: 19 Shtator, 20:27

  • Share

Një gjykatë federale në Tampa të Floridas ka hedhur poshtë padinë e Presidentit amerikan Donald Trump ndaj gazetës The New York Times, i cili e paditi për shpifje dhe kërkoi prej 15 miliardë dollarë dëmshpërblim.

Gjykatësi Steven Merryday kritikoi padinë e gjatë të Trump prej 85 faqesh, dhe se akuzat e Presidentit ndaj gazetës janë detajuar vetëm në faqet e fundit, pas shumë faqeve të tjera të mbushura me kritika ndaj kundërshtarëve të tij dhe lavdërime për arritjet e tij politike dhe në biznes.

Gjykatësi shtoi se një padi "nuk është megafon për marrëdhëniet publike ose një podium për një fjalim të pasionuar në një tubim politik”.

Merryday i dha Trump dhe avokatëve të tij 28 ditë kohë për të dorëzuar një padi të ndryshuar ndaj The New York Times. Por i paralajmëroi që të mos e bëjnë padinë më të gjatë se 40 faqe.

Një përfaqësues i The New York Times tha më herët gjatë javës se padia e Trumpit "nuk ka asnjë kërkesë ligjore legjitime dhe përkundrazi është një përpjekje për të shtypur dhe dekurajuar raportimin e pavarur."

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si iu duket?