Gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për taxhikun që u kap në Tiranë i dyshuar si pjesë e ISIS. Avokati i tij, Asllan Dogjani tha se ai ka ardhur për herë të parë në Shqipëri, te halla e tij, që është bashkëjetuesja e ish-deputetit të PD-së. Dogjani tha më tej se taxhiku u dorëzua vetë në polici dhe se ka dhënë pëlqimin për t'u ekstraduar në Gjermani, por me kusht që të mos ekstradohet në Taxhikistan, pasi më parë regjimi i këtij vendi e ka dhunuar duke përdorur rrymën elektrike.
"U kërkoj disa nga mediave që të ishin më profesionale. U kërkoj të mos e ekzagjëroni lajmet. Taxhikistani është vend diktatorial. Gjoja klienti im paska ardhur edhe më parë dhe për këtë shkak shërbimi sekret i ka marrë familjen dhe regjimi po i terrorizon familjen. Vetëm gjykata e deklaron, ai mbetet i dyshuar. Së pari, Zukurov vjen për herë të parë në Shqipëri me vizë te halla e tij. I mbrojturi prej meje ka shkuar vetë me dëshirën e tij në policinë e shtetit, sapo është informuar. Nuk ishte pasqyruar se ka shkuar vullnetarisht në policinë e shtetit, pa asnjë lloj presioni. Nuk e ka kërkuar askush, policia nuk e ka ditur se do të shkonte.
A ke dëgjuar ndonjë terrorist që të shkojë vetë? Ne kërkuam një masë sigurimi më të butë, gjykata dha arrest me burg. Në rastin konkret ai shkoi vetë në polici, ka dhënë pëlqimin për t'u ekstraduar në Gjermani, por me kusht që Gjermania mos ta ekstradojë në Taxhikistan, pasi është vend diktatorial. Ai ka qenë në Gjermani për dy vite resht. Nëse ka kryer një vepër penale të marrë dënimin që meriton, ai e dha pëlqimin që të ekstradohej. Nuk e kam pyetur ai i njeh ata që janë arrestuar në Gjermani. Ai është i martuar dhe pret një fëmijë, është ekstraduar njëherë në Taxhikistan, ai është dhunuar duke përdorur rrymën elektrike. Ai erdhi me vizë sipas rregullave, te halla e tij, tek unë. Ai është një fëmijë 23-vjeç, është një djalë shumë i mirë, por nuk mund të flas se nuk di gjë, i mbetet hetimit në Gjermani nëse ka kryer një vepër penale" tha ai. Prokurori i cështjes ishte Besim Hajdarmataj, ish-drejtues i Krimeve të Rënda.
Lajmi kryesor:
Burg pjesëtarit të ISIS, gati ekstradimi në Berlin, avokati Dogjani: E kam nipin e gruas, mos e çoni në Taxhikistan se e kanë dhunuar më rrymë elektrike
//ReportTv.al