Liridona Murseli dhe Naim Murseli

Gjykata cakton masën me paraburgim ndaj të dyshuarit të katërt për vrasjen e Liridona Murselit! Rrëfehet ish-mësuesja e saj: Naimi nuk lëshoi asnjë pikë lot

11 Dhjetor 2023, 11:56| Përditesimi: 11 Dhjetor 2023, 22:27

  • Share

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën me paraburgim ndaj të akuzuarit të katërt, për vrasjen e Liridona Ademaj-Murseli.

Sipas njoftimit të gjykatës mbi të rëndojnë dyshimet për kryerjen e veprës penale importi, eksporti, furnizimi, transportimit, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve.

“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka mbajtur seancën dëgjimore, duke vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit, në çështjen penale kundër të pandehurit T.D për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale Importi, eksporti, furnizimi, transportimit, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse nga neni 364 paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjyqtarja e Procedurës Paraprake vlerësoi se ekzistojnë bazat dhe arsyet për caktimin e masës së paraburgimit, ngase ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri T.D ka kryer veprën penale, andaj nëse i njëjti gjendet në liri, mund të ndikoj në të dëmtuar dhe në dëshmitarë, si dhe ekziston edhe rreziku i përsëritjes së veprës penale, e të gjitha së bashku kanë plotësuar bazën ligjore për caktimin e masës së paraburgimit”, thuhet në deklaratën e gjykatës.

Dyshohet se arma që ai ka shitur është përdorur për vrasjen e Liridona Ademaj.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri T.D me datë 29.11.2023 rreth orës 14:00 në vendin e tij të punës, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore në kundërshtim me Ligjin në fuqi për armë apo materie plasëse, ia ka shitur armën të dyshuarve N.M dhe G.P, për të cilën dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprës penale Vrasje e Rëndë e të dëmtuarës- tani të ndjerës L.M”, thuhet në deklaratën e gjykatës.

Së fundimi, mësuesja e Liridonës ka rrëfyer momentin kur Naim Murseli, i cili dyshohet si porositësi i gjithë vrasjes, i dha lamtumirën e fundit bashkëshortes e tij. Teuta Haxhiu tregoi se Naim Murseli nuk nxori asnjë pikë loti dhe se me ftohtësi i vendosi tre gishta në ballë, por nuk e përqafoi.

“Asnjëherë nuk do të largohet prej mendjes time. Kishte një mavijosje në syrin e majtë. Nuk e harroj momentin kur Naimi me ftohtësi, vendosi tre gishta në ballin e saj dhe nuk e përqafoi. Nuk nxori një lot. U thashë kolegëve si është e mundur që bashkëshorti nuk e përqafon në këtë ditë kur ai nuk do e shoh më”, tha Teuta për mediat.

Ora 22:19
Vëllai i Liridona Ademajt apel publik qytetarëve: Informacionet rreth rastit ndajini me policinë dhe prokurorinë, jo me ne familjen

1702330048_Screenshot1534648x3751.png

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, e cila u vra më 29 nëntor, me porosi të burrit të saj Naim Murseli ka dalë me një apel për qytetarët të cilëve përmes një postimi në Facebook u kërkon që informacione rreth rastit duhet t’i dorëzojnë ato në polici dhe prokurori dhe jo familjes së viktimës.

”Ditët e fundit jemi duke u kontaktuar nga shumë njerëz të cilët kanë ofruar të ndajnë me neve informacione rreth vrasjes së Liridonës tonë.Ju lusim që të gjitha informacionet që i posedoni t’i ndani me policinë dhe prokurorinë dhe jo me neve. Hetimet ua kemi besu atyre dhe presim drejtësi profesionale dhe të shpejtë nga ana e gjykatës”.

“Interesi i familjes sonë dhe interesi i përgjithshëm është që hetimet të mos dëmtohen nga askush. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”, ka shkruar ai.

Ora 15:10
'Nuk e përqafoi', Ish-mësuesja e Liridonës rrëfen momentin kur Naimi i dha lamtumirën: Nuk lëshoi asnjë pikë lot dhe vendosi 3 gishta në ballin e saj

1702303809_liri.jpg

Detaje dhe dëshmi të reja publikohen çdo ditë lidhur me vrasjen e rëndë të Liridona Ademajt që tronditi mbarë opinionin publik në Kosovë dhe jo vetëm. 

Së fundimi, mësuesja e Liridonës ka rrëfyer momentin kur Naim Murseli, i cili dyshohet si porositësi i gjithë vrasjes, i dha lamtumirën e fundit bashkëshortes e tij. Teuta Haxhiu tregoi se Naim Murseli nuk nxori asnjë pikë loti dhe se me ftohtësi i vendosi tre gishta në ballë, por nuk e përqafoi.

Mësuesja u shpreh se ky moment nuk do i largohet asnjëherë prej mendjes, ndërsa tregoi se në syrin e majtë të Loredanës kishte një mavijosje.

“Asnjëherë nuk do të largohet prej mendjes time. Kishte një mavijosje në syrin e majtë. Nuk e harroj momentin kur Naimi me ftohtësi, vendosi tre gishta në ballin e saj dhe nuk e përqafoi. Nuk nxori një lot. U thashë kolegëve si është e mundur që bashkëshorti nuk e përqafon në këtë ditë kur ai nuk do e shoh më”, tha Teuta për mediat.

Mësuesja Teuta Haxhiu tha se vrasja e saj në prezenë të dy fëmijëve ishte vdekje e dyfishtë për 30-vjeçaren, ndërsa theksoi se nuk e mendonte kurrë se Naim Murseli mund të ishte ekzekutuesi i saj.

“U tmerrova për ngjarjen e Liridonës. Vdekja e Liridonës në prezencën e fëmijëve ka qenë një vdekje e dyfishtë. Kam menduar se kush ka pas shpirt dhe po të jetë një kriminel, nuk duhet të ndodhte në prezencën e fëmijëve. Nuk kam menduar kurrë që Naimi mund të ketë qenë vrasësi i gruas së tij. Duhet të dënohet me vdekje, sepse ashtu e meriton. Ajo u martua shumë herët. Martesat e hershme nuk janë martesa të mira.Nuk do e largoj kurrë prej mendjes time. Zëri i motrave që e thirrnin ‘Liridonë, çohu se ka ardhur mësuesja Teuta”, theksoi Teuta.

Kujtojmë se deri më tani, në burg janë 4 persona që akuzohen si të përfshirë në vrasjen e Liridonës.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po japin rezultat protestat e PD-së?