Presidenti i SHBA-ve Donald trump dhe gazetari i CNN, Jim Acosta

Bota

Gjykata del kundër Trump, gazetari i CNN do të rikthehet në Shtëpinë e bardhë

16 Nëntor 2018, 19:20| Përditesimi: 16 Nëntor 2018, 19:26

  • Share

Gazetari i CNN, Jim Acosta do të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë. Vendimin e dha gjykatësi federal Timothy Kelly. CNN hodhi në gjyq Shtëpinë e Bardhë për të kërkuar kthimin e menjëhershëm të kredencialeve të shtypit për gazetarin e saj. Pas një përplasjeje në konferencën për shtyp me presidentin Trump, ky i fundit e përzuri Acostan duke e shpallur non-grata në Shtëpinë e Bardhë.

“The Guardian” shkruan se padia e gjigandit të lajmeve kundër Trump dhe disa prej ndihmësve të tij të lartë shënon një përshkallëzim të madh në krizën e marrëdhënieve midis presidentit dhe asaj që ai e quan “lajm i rremë”.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?