Kryeministri Edi Rama

Kronikë
Top 24

Gjykata dënoi PD për shpifje, Rama: Inaugurohet 'Fondi i Edukimit', opozita do lërë edhe çizmet gjyqeve

23 Tetor 2018, 16:12| Përditesimi: 23 Tetor 2018, 17:29

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykatës së Tiranës që dënoi Partinë Demokratike për shpifje ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Kreu i qeverisë thekson gjithashtu se edhe ai ka gati 12 paditë e para antishpifje, të cilat do t'ia përcjellë Gjykatës. Kryeministri ironizon opozitën duke theksuar se "kjo opozitë si Liza në botën e çudirave, do lerë dhe çizmet gjyqeve".

Inaugurohet Fondi i Edukimit nga një shpifje e PD për Erion Veliajn. Kontributi i parë për një bibliotekë shkolle në Kodër-Kamëz. Gati 12 paditë e para Antishpifje nga ana ime. Në përpunim nja dy duzina të tjera. Kjo opozitë si Liza në botën e çudirave do lerë dhe çizmet gjyqeve.

Edi Rama, kryeministër

Në një deklaratë për mediat, Veliaj u shpreh se paratë e fituara nga dëmshpërblimi do t'i dorëzojë në formën e kontributit për një shkollë në Kodër Kamëz.

Komento

Komente

  • Ben Tironci: 23/10/2018 16:34

    Mor do lej breket gjyqeve pa çizmet i ka lene.

    Përgjigju
  • Lajme TE blera.: 23/10/2018 16:23

    Josiph STALINI DREJTON SHQIPERINE .NE BURG DHE SHTETEZIM PRONASH PER QEVERINE DHE MAFIAN QE PO POERGATITET TE VJEDHE ZGJEDHJET LOKALE .SITUATE E NJEJTE SI 70 VJET PERPARA KUR ENVERI ERDHI NE PUSHTET .DUHET IKUR ... PO KU TE MBYTESH ??... KJO ESHTE CESHTJA ..

    Përgjigju
    • Tirona: 23/10/2018 17:52

      Stalini dhe mafia skane asgje te perbashket....

  • Donela: 23/10/2018 16:20

    Ne gjykate shpifaraket qe nuk dine gje tjeter,eshte politika e qelbur e Sali Kriminelit shpif-shpif se dicka do mbetet,

    Përgjigju
    • Liza: 24/10/2018 00:24

      Nuk ka me o Sali krimineli te sajosh e mashtrosh sa here te duash ti dhe zagaret e tu.

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?