Britania la në fuqi non gratën e Berishës, avokati Hasani për Report Tv: I bazuar në fakte dhe jo fjalë!  Çdo provë e dokumentuar që nga 1996

18 Qershor, 12:40| Përditesimi: 18 Qershor, 14:40

  • Share

Londer - Ish-kryeministri demokrat humbi dje (17 qershor 2024)  apelin e tij në Komisionin e Posaçëm të Apelimit të Emigracionit në Londër kundër vendimit të Ministrisë e Punëve të Brendshme, “Home Office kundër ndalimit të hyrjes në Mbretërinë e Bashkuar nga viti 2022, për shkak të lidhjeve të tij të dyshuara me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Po, vendimi për ish-kryeministrin Sali Berisha, është vendim i cili ka ardhur pas analizimit të shumë provave dhe fakteve, analizon avokat Naim Hasani nga Londra, në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, në Report Tv. Hasani thotë se çdo provës është e dokumentuar që nga viti 1996.

“Janë një numër i ndryshëm akuzash që janë ngritur për të. Vendimi është i bazuar në fakte dhe informacione të sakta dhe nuk janë fjalë, por janë burime të sakta dhe të qarta britanike dhe që gjykata i ka saktësuar shumë saktë.

Ajo që më bëri përshtypje është mënyra e qartë dhe e detajuar e mbledhjes së informacionit dhe se si është dokumentuar çdo provë që nga 1996 dhe të gjitha informacionet që janë mbledhur  për ngritjen dhe rënien e skemave piramidale në Shqipëri, çështjet që kanë të bëjnë me poronësitë, kush ka përfituar”, tha ai.

Lidhur me vendimin për të lënë në fuqi non gratën e Britanisë për Berishën, Hasani tha se ai mund të apelohet, ndërsa theksoi se është i ndarë në dy pjesë.

“Vendimi mund të apelohet në Apel. Vendimi i gjykatës Speciale të Emigracionit në Londër është vendim i ndarë në dy pjesë. Është një pjesë e hapur dhe një pjesë që është e mbyllur. Gjykata publikon pjesën që nuk përbën sekret për hetimet e mëtejshme që mund të bëhen. Vendimi i gjykatës nuk mund të publikohet për arsye të sekretit hetimor dhe nxjerrja  e tyre do të dëmtonte shërbimet inteligjente dhe dëshmitarët që kanë dhënë informacione për Sali Berishën”, tha ai.

Komisioni i Posaçëm i Apelimit të Emigracionit në Londër vendosi të rrëzojë këtë të hënë apelin e zotit Berisha, i cili pretendonte se vendimi ndaj tij u mbështet në pohime të rreme dhe të paprovuara.

Mbretëria e Bashkuar vendosi të ndalonte hyrjen e zotit Berisha në vitin 2022, një vit pasi iu ndaluan udhëtimet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e përcaktuar atë për shkak të korrupsionit madhor të dyshuar, cënimit të demokracisë dhe abuzimit me pushtetin në vitet e qeverisjes së tij.

S.B//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?