Kronikë

Gjykata e Apelit liron ish-drejtorin e
burgut të Shën Kollit Valentin Miri

8 Maj 2013, 13:24| Përditesimi:

  • Share
TIRANE - Gjykata e Apelit në Tiranë liron ish-drejtorin e burgut të Shën Kolllit në Lezhë, Valentin Miri.

Ai u arrestua muajin e kaluar në akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv. Apeli ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Mirin, ndonëse gjykata e Shkallës së Parë kërkoi për ish-drejtorin masën e sigurisë “arrest me burg”.

Ai akuzohet se u jepte leje të dënuarve dhe në këmbim ata duhet të paguanin 100 euro për një ditë jashtë qelive.

Pas një hetimi 3 mujor nga Shërbimi i Kontrolli të Brendshëm të Burgjeve në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, njësinë Task Force dhe policinë e shtetit u bë e mundur arrestimi i Valentin Mirit. Gjatë kontrollit të banesës së drejtorit Valentin Miri u gjet një shumë prej rreth 15 mijë euro.

Një tjetër motiv, që e ka çuar në pranga Valentin Mirin, është edhe fakti, se dhjetë gardianë të burgut të Shën Kollit kanë rezultuar pa arsimin e duhur për një vend pune të tillë. Ndërsa hetimet 3-mujore kanë nxjerrë në dritë edhe faktin, se për t’u punësuar si gardian, apo qoftë edhe në administratën civile, duheshin paguar shuma të mëdha parash.

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?