Gjykata e Apelit liron nga qelia 'Gylenistin'! Turku: Mos më ekstradoni, më rrezikohet jeta! Avokati: Mos shkelni ligjin e deportimit

9 Mars 2020, 14:06| Përditesimi: 9 Mars 2020, 17:23

  • Share

TIRANË- Gjykata e Apelit ka liruar nga qelia turkun Selami Simsek, i njohur si "gylenist", ndaj të cilit rëndonte akuza për veprën penale "falsifikim të dokumenteve". Vendimi është marrë ditën e sotme, teksa mësohet se ai ka kërkuar që të mos ekstradohet drejt Turqisë me argumentin se i rrezikohet jeta.

Kërkesa e Simsek për mosekstradim në Turqi

Selami Simsek është arrestuar më 8 korrik 2019 teksa nëpërmjet aeroportit të Rinasit ai tentonte të largohej jashtë vendit me destinacion Kanadanë. Atij iu sekuestrua pasaporta false e cila e çoi në pranga, ndërsa të njëjtin fat pasi dhe shoku i tij Harun Celik i cili u deportua me një procedurë ende me shumë pikëpyetje.

Ora 16:12
Lirimi i Simsek/ Avokati apel në Report TV: Mos shkelni ligjin duke e dëbuar, i rrezikohet jeta në Turqi

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të liruar turkun Selami Simsek, i dyshuar edhe si 'Gylenist', avokati i tij Elton Hyseni ka bërë apel në Report TV, se klienti i tij duhet të dërgohet në qendër të azilkërkuesve për të huaja dhe të mos deportohet pasi i rrezikohet jeta në shtetin turk. Hyseni tha se institucionet nuk janë shprehur ende dhe për këtë pritet që Simsek të vendoset në një qendër azili, deri sa Drejtoria e Kufirit dhe Emigracionit të marrë vendimin përfundimtar. Hyseni tha se Simsek është liruar sot nga burgu pasi ka kryer dënimin e dhënë nga drejtësia shqiptare dhe është në pritje të përgjigjes për azil politik.

"Apeli vendosi lirimin e Simsek, pasi dënimi me një vit burg nga Gjykata e shkallës së parë me një vit burg dhe këtë e ka kryer në kohën e paraburgimit ku qëndroi prej 8 muajsh. Pas vendimit të Apelit pritet lirimi i tij nga qelia nga prokuroria dhe dërgimi i tij në një qendër azilkërkuesish, pasi ashtu siç vetë shtetasi turk ka deklaruar kërkon azil këtu pasi  i rrezikohet jeta në Turqi. Në momentin që kërkohet azil, Simsek vendoset në qendër azili deri sa institucionet të shprehen. Deri në këto momente Drejtoria e Kufirit dhe Emigracionit nuk është shprehur ende në lidhje me kërkesën e  tij", tha Hyseni.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?