Kronikë
Top 24

Gjykata e Apelit në Durrës liron nga burgu ish-drejtorin e Rrugëve, Andi Toma

24 Maj 2018, 15:41| Përditesimi: 24 Maj 2018, 17:29

  • Share

DURRES-Gjykata e Apelit ka pranuar kërkesën duke liruar nga burgu ish-Drejtorin e Rrugëve Andi Toma. Ai ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar nga 2008 deri më 2013, ndërsa akuzohet për abuzime me fondet e rrugës Elbasan-Gjinar.

Në seancën e sotme, që zgjati shumë pak minuta, pasi shqyrtoi kërkesën gjykata vendosi masën detyrim paraqitje për Tomën, që do të thotë se hetimi për ish-drejtorin e Rrugëve do të bëhet në gjendje të lirë.

Andi Toma u arrestua në datë 2 shkurt të vitit 2018, së bashku me ish-drejtorin tjetër të ARRSH për vitet 2013-2017, Dashamir Xhika dhe disa zyrtarë të tjerë për abuzime me rrugën e Gjinarit që llogariten në vlerën e 5 mln eurove.

Edhe pse rruga me letra është e përfunduar, në fakt në realitet është e kundërta. Pas kallëzimit të KLSH, prokuroria nisi hetimet duke vendosur në pranga ish-kreun e ARRSH së bashku me zyrtarë e tjerë në datë 2 shkurt të këtij viti, por sot Toma u lirua. Tashmë mbetet për t'u parë nëse prokuroria do të ankimojë vendimin ndaj Tomës.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eri: 24/05/2018 23:23

    Gjykata e Durresit duket se eshte me e korruptuara ne vend me vendime te shumta te padrejta. Ilaçe iu befshin cdo qindarke qe u keni vjedh shqiptareve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?