Gjykata e Durrësit

Gjykata i hap rrugë ekstradimit në Itali të ndërmjetësit të grupeve me bandën e Shijakut

23 Maj 2019, 11:10| Përditesimi: 23 Maj 2019, 11:21

  • Share

Gjykata e Shkallës së parë Durrës ka vendosur që të ekstradojë në Itali Hajri Seferin, ndërmjetësi i grupeve kriminale me bandën e Shijakut.

Kundra këtij vendimi kanë dalë i pandehuri dhe avokati i tij duke u shprehur se nuk ka arsye për ekstradim duke qenë se Seferi po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për trafikim të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe krijim i grupit kriminal. Për këtë vendim është bërë ankimin në Gjykatën e Apelit Durrës por që akoma nuk është shqyrtuar cështja.

Nëse Apeli i Durrësit vendos pro ekstradimit atëherë topi mbetet në derën e Ministres së Drejtësisë. Hajri Seferi ishte shpallur nga Italia që në vitin 2016 në kërkim ndërkombëtarë me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe krijim të grupit kriminal.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?