Monika Kryemadhi

Politikë
Top 24

Gjykata e Durrësit refuzoi Sakon/ Kryemadhi: Anëtarët e KQZ-së të hetohen për shpërdorim detyre

17 Korrik 2019, 19:29| Përditesimi: 17 Korrik 2019, 19:50

  • Share

TIRANË- Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Durrësit për të refuzuar kërkesën e Valbona Sakos për t'u mandatuar si kryebashkiake e Durrësit. Kryemadhi thotë se ky vendim vërtetoi se i gjithë procesi zgjedhor ka qenë i pavlefshëm dhe nul. Ajo thotë se ky vendim tregoi se KQZ ka shkelur hapur kodin zgjedhor . Kryemadhi i bën thirrje Prokurores së Përkohshme të fillojë menjëherë çështjen penale për “Shpërdorim detyre” në ngarkim të anëtarëve të KQZ .

"Nul! Pavlefshmëri absolute!

Thjesht e saktë pa tambure politike. Vendimi i Gjykatës së Durrësit vetëm teknikisht tregoi se që në krye të herës, që në hapin e saj të parë procedural e administrativ, atë të regjistrimit të subjekteve zgjedhore KQZ ka shkelur hapur Kodin Zgjedhor dhe ligjin për partitë politike, dhe gjithë veprimtaria e vendimmarrja e saj rezulton në shkelje të hapur të Kodit të Procedurave Administrative.

Që pas këtij momenti çdo vendim i KQZ është nul. Pavlefshmëria absolute e aktit administrativ sjell pavlefshmëri absolute të të gjithë procesit në vijim.

Gjithçka konsiderohet nul. 
A mund të diskutohet tani mbi diçka që nuk ka sjellë asnjë pasojë juridike??

Nul i gjithë procesi. 
Zgjedhje nuk ka patur.

E vetmja pyetje tani që mbetet të bëhet është: Kush do të mbajë përgjegjësi tani për të gjithë dëmin ekonomik, juridik, moral, të krijuar nga veprimtaria e paligjshme e KQZ?

I bëj thirrje Prokurores së Përkohshme të fillojë menjëherë çështjen penale për “Shpërdorim detyre” në ngarkim të anëtarëve të KQZ", tha Kryemadhi.

Komento

Komente

  • PALAÇO: 18/07/2019 07:52

    Po hik o monstër monika fshatare buçe me intelekt 0 se na djegin syt kur na del ti para ekranit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mandarina me pesticide, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?