Taulant Balla

Politikë
Top 24

Gjykata rrëzoi Sakon/ Balla: Vendim nul, mandatet i jep vetëm KQZ! Kryebashkiakët e rinj do marrin detyrën

17 Korrik 2019, 19:57| Përditesimi: 17 Korrik 2019, 20:43

  • Share

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla e quan vendimin e Gjykatës së Durrësit për të refuzuar kërkesën e Valbona e Sakos për të vërtetuar mandatin si kryebashkiake e Durrësit, arbitrar dhe nul. Ai deklaron se sipas Kodit Zgjedhor mandatet e të zgjedhurve i jep vetëm KQZ dhe Kolegji Zgjedhor.

Balla thotë se vendimi u dha nga një gjyqtare e cila mori brohoritjet e atyre në vijim të përpjekjes së dëshpëruar për kaos dhe pasiguri. 

"Keqardhje për vendimin absurd, arbitrar dhe nul te një gjyqtareje, e cila mori brohoritjet e atyre qe në vijim të përpjekjes se deshperuar per kaos e pasiguri, nuk dinë më cfarë bëjnë. Pavarësisht kesaj lajthitjeje anti-ligjore dhe anti-logjike të radhës, në respekt të vullnetit të popullit, çdo kryetar i sapo zgjedhur pas shpalljes së vendimit vetëm nga KQZ apo Kolegji Zgjedhor do ta marrë detyrën, do ta ushtrojë dhe do të japë llogari përpara Këshillit Bashkiak sikurse ligji e parashikon.

Nuk ishte parë e dëgjuar në gjithë këto vite që një vërtetim i thjeshtë fakti të refuzohet duke dalë hapur në shkelje flagrante të ligjit mbi një vendim të formës së prerë. Në Shqipëri sipas Kodit Zgjedhor mandatet e të zgjedhurve i jep vetëm KQZ dhe Kolegji Zgjedhor. Dhe vendimet e Kolegjit Zgjedhor janë përfundimtare dhe të pa-ankimueshme.

Sidoqoftë me keqardhje për ata që kanë humbur rrugën e arsyes, ne mbetemi të qetë dhe të vendosur në rrugën e hapur nga populli më 30 Qershor", tha Balla.

Komento

Komente

  • Robshi PPPD: 17/07/2019 22:28

    Kush je ti more koketul që i thua gjykatës nul... mbase jo tani po kusuret e toyotes do të të perndjekin... SPAK tik tak

    Përgjigju
  • Xhaferri: 17/07/2019 20:43

    ME KETA LLOJ KRICASH POPULLI AKUMULON URREJTJE PER PS DHE SIDOMOS PER RILINDASIT E PS

    Përgjigju
  • Beni: 17/07/2019 20:34

    Edhe vendimi i gjykates nul? Se per dekretin e presidentit e morem vesh qe eshte nul se keshtu mendon Taulanti@co. Ne fakt nul eshte nga njohurite juridike vete Taulanti me teme diplome plagjiature.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mandarina me pesticide, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?