Luiz Ejlli

Kronikë

VENDIMI/Gjykata e Fierit e dënoi me 1 vit burg, Apeli i Tiranës shpall të pafajshëm këngëtarin Luiz Ejlli dhe një tjetër! U akuzua se falsifikoi dokumentin noterial me 210 mijë euro

8 Maj, 13:04| Përditesimi: 8 Maj, 15:38

  • Share

Tiranë- Gjykata e Apelit shpall të pafajshëm këngëtarin Luiz Ejlli dhe personin tjetër të pandehur bashkë me të, në lidhje me çështjen e falsifikimit të aktit noterial dhe justifikimit të një shume prej 210 mijë eurosh.

Gjykata e Apelit Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka pranuar kërkesën ankimore të avokatëve Arbër Hoxha dhe Dritan Metani, duke ndryshuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe deklaruar të pafajshëm të pandehurit Luiz Ejlli dhe Fatmir Avdurramani, personi që kishte përfituar nga akti i kryer prej Ejlllit, gjatë kohës që ky i fundit nuk ishte noter, por përdori vulën.

Këngëtari Luiz Ejlli, fitues i “Big Brother VIP 2”, ishte deklaruar fajtor dhe dënuar me një vit burgim për falsifikim dokumentesh nga Shkalla e Parë Fier.

Trupi gjykues ka qenë i përbërë nga Brikena Lubonja, Dritan Hasani dhe Genti Shala.

Vepra penale për të cilën u dënua rezulton të jetë kryer pak muaj para se të hynte në shtëpinë më të famshme, kur Luiz Ejllit i ishte hequr licenca si noter por ai vazhdonte të mbante vulat.

Më 2 tetor 2024 Gjykata e Fierit shpalli fajtor Luiz Ejllin duke e dënuar me 1 vit burg, ndërsa 18 muaj është dhënë dënim për Aburramanin. Shqiptarja.com publikoi edhe dosjen ekzkluzivisht për këngëtarin.

Ky i fundit rezulton të jetë dënuar më parë në Itali për veprën penale të prostitucionit ndërsa në 2021 ishte firmosur sekuestroja e pasurive ndërsa në 2022 iu konfiskuan pasuritë.

A.Q/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • eli: 08/05/2025 13:15

    Keta gjyqtaret e Fierit qenkan injorante fare.Nuk merrkan vesh fare nga drejtesia.Shyqyr qe kemi keta te apelit te pergatitur thuaj...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?