Arben Isufaj, i njohur si 'Ben Qimja'

Gjykata e Fierit miraton ekstradimin në Kosovë të xhaxhait të 'Ben Qimes'! Ahmet Isufaj kërkohet për trafik droge

9 Prill 2020, 16:00| Përditesimi: 9 Prill 2020, 16:02

  • Share

Ahmet Isufaj, xhaxhai i Arben Isufaj të dyshuar në veprimtari kriminale në Fier dhe i njohur si 'Ben Qimja', do të ekstradohet në Kosovë. Ky është vendimi i marrë nga gjykata e Fierit në datën 3 mars 2020, i cili është bërë publik në ditët e para të muajit Prill.

Isufaj, ndodhet në masën e “arrestit në shtëpie” ndërkohë tashmë është në pritje të vendimit nga Gjykata e Apelit Vlorë, vendim i cili do të sillte hapjen rrugë të çështjes, për të kaluar në Gjykatën e Lartë, gjykatë e cila ka firmën e fundit të ekstradimit ose jo, të Ahmet Isufaj në Kosovë. 65-vjeçari Isufaj, pas arrestimit nga policia e Fierit, gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 40 ditor, masë kjo e cila është zhvilluar në ambientet e spitalit të burgut, pasi Isufaj pas arrestimit kishte pësuar probleme shëndetësore.

Vendimi për zbutjen e masës së sigurisë nga "Arrest në burg" 40 ditor në "Arrest shtëpie" është marrë në muajin dhjetor 2019 nga gjykata e Apelit Vlorë, ku treshja e gjyqtarëve Petrit Aliaj, Klodiana Gjyzari dhe Hysen Saliko, pranuan kërkesën e Isufaj për ndryshimin e masës së sigurisë. Ahmet Isufaj, së bashku me nipin e tij, Arben Isufaj, janë objekt i Operacionit “Forca e Ligjit” OFL, për të deklaruar pasurinë e tyre. 65-vjeçari Isufaj rezulton në kërkim nga Gjykata e Prishtinës për akuzën e “Krimit të organizuar” si dhe “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm”.

 Më 6 dhjetor Ahmet Isufaj, ra në prangat e policisë së Fierit së bashku me djalin e tij, Amarildo Isufaj, pas një operacioni të zhvilluar nga Forcat Operacionale të Fierit, ku djalit të tij ju sekuestrua një pistoletë pa lejë me 15 fishekë dhe një thikë biçak.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?