Kostandinos Katsifas

Kronikë

Gjykata e Gjirokastrës urdhëroi vijimin e hetimeve, Greqia po monitoron! Ministri Dendias urdhëron ambasadën në Tiranë: Ndiqni hap pas hapi procesin

12 Tetor 2021, 10:07| Përditesimi: 12 Tetor 2021, 10:10

  • Share

Gjykata e Gjirokastrës përmes një vendimi dje nuk ka pranuar kërkesën e prokurorisë për pushimin e hetimeve për vdekjen e Kostandin Katsifas në fshatin Bularat të Gjirokastrës por ka vendosur kthimin e çështjes duke urdhëruar kryerjen e disa veprimeve të tjera hetimore sipas parashikimeve ligjore.

Lidhur me këtë zhvillim kanë shkruar dje edhe mediat më të rëndësishme të vendit fqinj.

'Protothema' shkruan se rasti Katsifa po monitorohet nga afër nga shërbimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ambasadës Greke në Tiranë , me urdhër të ministrit Nikos Dendias .

Familja e 35-vjeçarit kërkon mbështetjen e Greqisë për të mos mbuluar rastin, pasi viktima ishte gjithashtu një shtetas grek dhe sipas tyre humbi jetën duke mbrojtur të drejtën për të ngritur flamurin grek.

'Protothema' ka publikuar gjithashtu prononcimin e njërit prej familjarëve të Katsifas, i cili akuzon autoritetet se që nga viti i kaluar janë përpjekur për ta bërë të duket si vetëvrasje.

"Ata nuk mund ta bëjnë atë ose ta vërtetojnë atë. Më 12/4/2021 Prokurori i Gjirokastrës foli për vetëvrasje, as familja as kryetari i gjykatës nuk e pranuan atë. Që në momentin e parë kërkojmë publikimin e videos së RENEA-s. Dhe nëse një në një milion shqiptarë kanë të drejtë, ne do të kërkojmë falje. Por duhet të bëjnë publike. Nuk është e mundur të kryesh vetëvrasje me dy plumba në zemër. Është vrasje. Ai as vrapoi as nuk u largua, ishte i paarmatosur. Ai u vra nga dhjetë metra larg. Nuk ka krim më të rëndë se ky ", ka deklaruar Vangelis Sakellarakis , dhëndri i Konstantinos Katsifas.

Tre vite pas vrasjes së Kostandinos Kacifas, Prokuroria e Gjirokastrës ka përfunduar hetimet, duke dalë në përfundimin se 35-vjeçari kreu vetëvrasje. Sipas Prokurorisë, veprimet e RENEA ishin korrekte gjatë aksionit për kapjen e tij dhe se minoritari grek kreu vetëvrasje.

Por Gjykata e Gjirokastrës nuk ka pranuar kërkesën e prokurorisë për pushimin e hetimeve për vdekjen e Kostandin Katsifas. Përmes një njoftimi Gjykata bën me dije se ka vendosur kthimin e çështjes duke urdhëruar kryerjen e disa veprimeve të tjera hetimore sipas parashikimeve ligjore.

Kujtojmë se Kacifas ndërroi jetë më 28 tetor 2018, gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat RENEA. 35-vjeçari ishte pjesë e batalionit të Forcave Speciale të Forcës Tokësore, ndërsa  ditën e festës kombëtare greke, që përkujton fillimin e luftës me Italinë, që përkujton fillimin e luftës me Italinë ai qëlloi me kallashnikov ndaj një patrulle policie që ndodhej në fshat duke rrezikuar jetën efektivëve, që fatmirësisht shpëtuan.

Pas lokalizimit nga policia në Bularat, Kacifas nuk iu bind urdhrit për të hedhur armën, për t’u dorëzuar duke refuzuar, madje duke qëlluar me armë në drejtim të bluve. Ai hapi zjarr ndaj efektivëve të policisë në breshëri për më shumë se 30 minuta.

Vdekja e tij solli jo pak tensione me Greqinë, ndërsa familjarët e 35-vjeçarit kanë ngritur një sërë pretendimesh për këtë çështje.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 13/10/2021 02:29

    E thashe dhe dje,keta duan t'a nxjerrin me zor hero.Vetevrasja nuk e ben as hero,as demshperblim nuk merr dot as nga shteti shqiptar per <<vrasjen>>,as nga ai grek per <<heroizmin>>.Me e mira do te ishte te merren eksperte amerikane,ose gjermane,ose izraelite qe t'i jepet fund kesaj ceshtje.Qesharake eshte deklarata e te afermit.Sipas logjikes se ketij /kallaqiperes/,policia vendosi te benin loje lufte ate dite dhe ky <<trimi>> u be rastesisht /Shtylla e Shejtanit/ per ta dhe qelluan per gati 30 minuta mes tyre me kete <<heroin>> ne mes qe n'a ngriu si opossum,as vrapoi,as u largua dhe mbi te gjitha na qenkesh <<i pa armatosur>>!!!!Dukeni qesharake e patetike ne pretendimet tuaja.

    Përgjigju
  • Maks: 12/10/2021 20:51

    Shteti shqiptar duhet tja thot qart greqise qe po i del ne krah nje terroristi dhe te mos terhiqet nga presioni grek

    Përgjigju
  • Turi: 12/10/2021 11:45

    Shteti jone ka mbaruar me kohe , nje kriminel u vra dhe Greqia po e detyron te hetoje kjo ska b.. h te rrije , kurse ata maskarenj i vrasin Shqipetaret rrugeve dhe nuk flet asnjeri

    Përgjigju
    • Arben: 12/10/2021 12:49

      Nuk ka ketu asnje detyrim Turi. POR unë mendoj se per ne popullin shqiptare eshtë mir shume që gjykata vendos dhe dhe Pikë. Mediat e vendit fqinjë atë pune kan, dhe ajo puna e ministrit dendias gjithashtu. Të njejten gjë benë dhe shteti shqiptar dhe i ndjek disa gjera edhe neper gjykata, por jo te gjitha. FLM

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?