Gjykata e Hagës ka mohuar informacionin mbi vdekjen e Ratko Mlladiç që ishte postuar në një llogari të rreme në Twitter të Ministres së Jashtme të Bosnje dhe Herzegovinës Bisera Turkovic, krijuar nga gazetari italian Tomazo Debenedeti, i njohur për "mashtrime" të ngjashme.
"Informacioni mbi vdekjen e Ratko Mladic është i pasaktë dhe ne e mohojmë atë," i tha ‘N1’ Helen Eglston, zëdhënëse e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve.
Informacioni për vdekjen e Mlladiç u mohua edhe nga djali Ratko Mlladiç ,Darko Mladic. "Unë mendoj se unë do të jem i pari që do të dëgjoja që babai im vdiq," i tha ai N1 Zagreb.
Kur Helen Eglston u pyet se cila ishte gjendja e tij shëndetësore, ajo u përgjigj: "Ne nuk bëjmë komente për gjendjen shëndetësore të të ndaluarve".
Adresa në Twitter në emër të Bisera Turkovic ishte hapur në muajin janar dhe veç postimit për ‘vdekjen’ nuk kishte pastime të tjera. Bisera Turkovic reagoi duke thënë se "Kjo llogari ishte e rreme dhe e krijuar nga gazetari italian Tomazo Debenedeti”.
Debenedeti është i njohur për kryerjen e "mashtrimeve" të ngjashme dhe pretendon se misioni i tij është të ndryshojë mënyrën se si ne përdorim internetin.
Gjatë karrierës së tij, ai ka botuar më shumë se 60 intervista imagjinare me figura të shquara, duke përfshirë John Grisham, Desmond Tutu, Mikhail Gorbachev, Cardinal Racing dhe Dalai Lama.
Vitet e fundit, ai ka përdorur llogari të rreme në Twitter për të dhënë lajme të fabrikuara, dhe sipas ‘Business Insiders’, mashtrimet e tij ai kanë tronditur ekonominë globale, kanë kërcënuar shumë marrëdhënie diplomatike mes shteteve dhe kanë turpëruar mediat me reputacion. Disa e quajnë atë një "mashtrues serial" dhe të tjerët një "aktiv social", shkruan ‘Business Insider’.
Mladic u dënua me burgim të përjetshëm. Më vonë ai u lirua nga akuzat për genocid të ushtruar në gjashtë komuna por akuzat për genocid në Srebrenicë, përndjekje, shfarosje, krim kundër njerëzimit, vrasje, akte çnjerëzore, dëbime, sulme terroriste dhe të paligjshme ndaj civilëve, marrje peng, qëndruan.