Gjykata e Apelit në Hagë

Bota

Gjykata e Hagës: Të rishikohen urdhër-arrestet për Netanyahun dhe Gallantin

24 Prill, 21:30| Përditesimi: 24 Prill, 22:01

  • Share

Gjykata e Apelit në Hagë ka vendosur të rishqyrtojë urdhërarrestet kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallant.

Urdhër-arrestet mbeten në fuqi, por Gjykata e Apelit ka vendosur ta kthejë çështjen tek shkallë më të ulëta të gjyqësorit, të cilat do të duhet të rishqyrtojnë çështjen kryesore nëse Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka juridiksion mbi çështjen, duke qenë se Izraeli nuk bën pjesë në Statutin e Romës, që përcakton bazën ligjore për punën e Gjykatës.

Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) lëshoi në nëntor të vitit 2024 urdhër-arrest ndaj kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanjahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallant, për krime të mundshme të luftës dhe krimet kundër njerëzimit.

Ata i hodhën poshtë akuzat për krime lufte dhe përfaqësuesit e të dyja palëve kritikuan vendimin për të kërkuar urdhër arresti për krime të dyshuara lufte dhe krime kundër njerëzimit.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?