Gjykata e Lartë e Kalifornisë ka konfirmuar padinë ndaj gjigandit teknologjik Google, lidhur me diskriminimin e gjuhës shqipe, sa i takon mospërfshirjes së saj në gjuhët e mbështetura prej shërbimeve të Google.
Lajmin e kanë bërë të ditur vetë nismëtarët e kësaj padie, Neshad Asllani dhe Haki Dervishi, të cilët gjithashtu njoftojnë se kanë marrë një kërkesë për shtyrjen me 15 ditë të afatit të caktuar nga Gjykata, për t’i dhënë kompanisë Google kohën e duhur për përgatitjen e një përgjigje ndaj padisë për diskriminimin e gjuhës shqipe.
'Pas konfirmimit të padisë ndaj gjigantit teknologjik Google në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë për diskriminim të gjuhës shqipe, Dr. Neshad Asllani dhe Haki Dervishi kanë pranuar kërkesën zyrtare nga Google LLC për të dhënë pëlqimin për shtyrjen edhe për 15 ditë, të afatit të caktuar nga gjykata e lartë në Kaliforni. Në arsyetim ceket se, Google i nevojitet më shumë kohë për t'u përgatitur dhe për të ofruar përgjigje në padinë për diskriminim të Gjuhës Shqipe. Me sugjerim të avokatëve dhe këshilltarëve në SHBA, Dr. Asllani dhe Dervishi kanë aprovuar kërkesën e bërë nga Google dhe janë pajtuar për shtyrjen e afatit deri më 18 dhjetor 2023. Sipas avokatëve, kërkesa nga Google dhe dakordimi për shtyrjen e afatit përafron edhe më shumë palët dhe krijon mundësi për dakordim final për këtë çështje të rëndësishme për të dy palët. Kjo marrëveshje e nënshkruar nga paditësit dhe i pandehuri Google për shtyrjen e afatit deri më 18 Dhjetor 2023, është dërguar në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë.'- njoftojnë paditësit.
Kujtojmë se padia është ngritur sepse diskriminimi i vazhdueshëm i gjuhës shqipe nga Google ka bërë që folësit e gjuhës shqipe të diskriminohen nga pjesa tjetër e Evropës dhe botës në zhvillimin e biznesit, në marketing dhe gazetari, pasi janë të përjashtuar nga platformat Google Ads, Google Adsense dhe Google Admob.
Për padinë e bërë ndaj Google për diskriminim të gjuhës shqipe janë informuar edhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë dhe ajo e Republikës së Kosovës në SHBA.
Ata besojnë se ky përjashtim është një pengesë për zhvillimin e biznesit, marketingun dhe gazetarinë në gjuhën shqipe dhe po sjell ndikime negative në lidhje me të tjerët në botë.
Zoterinjte kane shume te drejte.Nje dite po kerkoja perkthimin e nje fjale nga frengjishtja ne anglisht dhe thjesht per kuriozitet vendosa te shikoj nese perkthehej dhe ne shqip,se me kerkonte te zgjidhja gjuhen.Shqipja nuk ishte ne liste.
Përgjigju