Kampi i emigrantëve në Gjadër

Bota

Gjykata e Kasacionit kundër qeverisë italiane: Dyshime mbi qendrat e emigrantëve në Shqipëri! Dhe e dërgon në Gjykatën Evropiane

30 Maj, 12:47| Përditesimi: 30 Maj, 13:15

  • Share

Gjykata e Kasacionit ndryshon mendje në lidhje me dekretin e Shqipërisë dhe e vë qeverinë italiane në telashe. Për qendrën e pritjes në Gjadër dhe për të gjithë strukturën e operacionit të bazuar në marrëveshjen Romë-Tiranë, gjykatësit e Gjykatës së Lartë kërkojnë që të jetë Gjykata Europiane e Drejtësisë që të vendosë, duke bërë kështu një kthesë thuajse të plotë në krahasim me atë që ishte përcaktuar nga vendimi nr. 17150 i 8 majit të kaluar. Ky është kuptimi i pyetjes paraprake të dërguar dje, në formën e dy kërkesave, gjyqtarëve të Luksemburgut. Dhe është hera e parë që u kërkohet atyre togave të verifikojnë përputhshmërinë e një sistemi azili jashtë kufijve të territorit të BE-së me ligjin e Unionit.

Gjykata e Lartë italiane shpreh rezervën nëse operacioni “Shqipëria”, përmes të cilit struktura në Gjadër konsiderohet e njëjtë si Qendrat italiane të qëndrimit për riatdhesim, është ose jo në përputhje me rregullat dhe garancitë e të drejtave themelore që ka përcaktuar Europa. Arsyetimi i plotë i Kasacionit do të depozitohet në ditët në vijim, por ndërkohë është një vendim me peshë, që rrezikon të krijojë përçarje edhe brenda vetë drejtësisë italiane. Për më tepër, derisa të zgjidhet ky ngërç, është pak e mundshme që gjykatat dhe instancat të tjera të miratojnë mbylljen e emigrantëve në strukturat shqiptare.

Por për çfarë duhej të shprehej Kasacioni? Dy vendimet e fundit të dhëna nga Seksioni i Parë Penal (me kryetar trupit gjykues Giuseppe De Marzo dhe relatorë Daniele Cappuccio e Carmine Russo) lidhen me ankimet e Ministrisë së Brendshme për dy raste emigrantësh për të cilët Gjykata e Apelit në Romë kishte vendosur të mos miratonte ndalimin e tyre: dy personat mbaheshin të ndaluar në Shqipëri dhe kishin paraqitur kërkesë për mbrojtje ndërkombëtare. Një rekurs që ra kështu në vesh të shurdhër.

Gjykata e Kasacionit ngrin gjithçka dhe i paraqet Gjykatës së Drejtësisë së BE-së dy pyetje thelbësore: A i respektojnë vërtet marrëveshjet mes Romës dhe Tiranës direktivat evropiane? Dhe a i mbrojnë të drejtat e kërkuesve të azilit? Pyetja e parë trajton pikërisht përputhshmërinë me ligjin e Unionit të një dispozite të përfshirë në ligjin që ratifikon protokollin mes Italisë dhe Shqipërisë (ligji nr. 14 i vitit 2024), ku parashikohet ndalimi pa "perspektiva të paracaktuara" për riatdhesim — çka do të ishte në kundërshtim me Direktivën 2008/115. Pyetja e dytë synon të verifikojë nëse respektohet parimi themelor i të drejtës për të qëndruar në territorin e shtetit ku bën mbrojtjen (i lidhur me nenin 9 të Direktivës për Kualifikimet). Por problemi qëndron se Shqipëria nuk është territor i shtetit italian./La Repubblica

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD kundër kërkesave të kandidatëve të saj për rinumërim, ishte vendim i drejtë?