Trafik droge nga Shqipëria në Itali/ Gjykata e Katanias rikthen pas hekurave Moisi Habilajn, e dënon me 15 vite burg! Ulet dënimi për Sulajn dhe Seitin

17 Dhjetor 2020, 22:13| Përditesimi: 17 Dhjetor 2020, 22:58

  • Share

Gjykata e Apelit në Katania ka dënuar me 15 vite e 5 muaj burg Moisi Habilajn.

Në maj Gjykata ndryshoi masën e sigurisë duke e nxjerrë nga qelia në "arrest shtëpie" Habilajn. Për të gjyqtarët e Gjykatës së Apelit të Katanias tashmë kanë vendosur të mos ndryshojnë vendimin e parë dhe të mos bëjnë asnjë zbritje por ta dënojnë me 15 vjet, 5 muaj dhe 10 ditë siç është urdhëruar më 19 qershor 2019.

Një vit më parë Moisi Habilaj u dënua me 15 vite e 5 muaj e 10 ditë burg me akuzën e trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali. Së bashku me Habilajn u dënuan edhe Meridian Sula, Nezar Seiti, Antonino Riela, Vinccenso Spanpinato, Angjelo Buzaka, Xhanluka Pasavanti dhe Xhuzepe Greko. 

Dy shqiptarët e tjerë Maridiam Sulaj dhe Nezar Seiti, kanë përfituar ulje dënimi. Sulaj u dënua me tetë vjet ndërsa Seiti, që besohet të ishte arkëtari i organizatës dhe u ekstradua në Itali pasi u arrestua në Shqipëri, gjashtë vjet e tetë muaj. Në shkallën e parë Sulaj u dënua 8.4 vite burg dhe Seiti 7.4 vite burg.

Moisi Habilaj për disa muaj, ka qenë në arrest shtëpie në shtëpinë e një kushëriri në territorin e San Michele di Ganzaria. Gjyqtarët, gjatë seancës së parë të procesit të apelimit, në fakt kishin pranuar kërkesën e avokatëve të tij.

Ai është është kushëri i largët i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, për të cilin u zhvillua një proces në Shqipëri.Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli fajtor ish-ministrin e Brendshëm, vetëm për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe e dënoi me 3 vite shërbim prove, por avokatët e tij e apeluan dhe tashmë çështja po shqyrtohet nga Gjykata e Posaçme të Apelit. 

Mbi grupin Habilaj  rëndojnë akuzat për veprat penale 'trafikim i narkotikëve' në tentativë kryer në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal', 'Grup i strukturuar kriminal', Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale'. Për këtë dosje u akuzuan të përfshirë Moisi Habilaj, Florjan Habilaj, Armando Koçerri, Fatmir Minaj, Nezar Seiti, Sabaudin Çela, Tigrens Mezuraj, Maridjan Sulaj dhe Armando Sulaj.

1608242087_1608241081habilajseiti.jpg

Moisi Habilaj dhe Nezar Seiti

Komento

Komente

  • Labi: 18/12/2020 07:37

    Ca gazeta gjith shtypi thot qe moisiu qe ka pranuar te flas deri diku dhe thot qe thaset na i. Hypnin vet shefat gomone hahahhahahahah

    Përgjigju
  • Olsi: 18/12/2020 00:39

    ORE PO NESER MARIJUANA MUND TE BEHET LEGALE,,,PO DENONI NJEREZ KOT ME DUKET..

    Përgjigju
  • laver: 17/12/2020 23:40

    JA futen ketij moisit denimin me te madh ,.e hengri zyba,,te tjeret i denuan me 1 vit burg...

    Përgjigju
  • Quksi: 17/12/2020 23:39

    I mori më qafë Sali Berisha këta. Gjynaf. Saliu e ka fajin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?