Gjykatat njohin mandatin e Artur Bushit dhe 4 kryebashkiakëve të tjerë

19 Korrik 2019, 14:36| Përditesimi: 19 Korrik 2019, 18:12

  • Share

Gjykata e Krujës ditën e sotme ka njohur mandatin e kryebashkiakut të këtij qytetit, Artur Bushi i cili u zgjodh nën siglën e PS më 30 qershor. Bushi ishte kandidati i radhës që është konfirmuar në detyrë pas kërkesës së tij pranë kësaj Gjykata.

Pas Krujës procesi i konfirmimit të fituesve të 30 Qershorit ka vijuar edhe në disa rrethe të tjera. Gjykata e Elbasanit ka njohur si kryebashkiak të Prrenjasit, Nuri Belbën si dhe ka konfirmuar si fitues në Belsh Arif Tafanin. Po kështu në Vlorë gjykata ka njohur si kryebashkiak të Selenicës kandidatitn socialist, Pëllumb Binaj, ndërsa gjykata e Shkodrës ka konfirmuar Fran Tucin në krye të bashkisë së Fushë Arrëzit.

Ditën e sotme ka marrë konfirmimin e Gjykatës së Durrësit edhe Kryetarja e Bashkisë së këtij qyteti, Valbona Sako. Pas refuzimi të kërkesës së parë, ishte Partia Socialiste që ditën e djeshme ka ribërë sërish një kërkesë për të marrë vërtetimin në Gjykatë ku kjo e fundit i dha konfirmimin Sakos.

Pas zgjedhjeve të 30 qershorit dhe pas certifikimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të rezultateve, të gjithë kryebashkiakët e rinj kanë depozituar kërkesat në gjykatë për të marrë mandatet.

Kujtojmë se ditën e djeshme Gjykatat kanë konfimruar mandatet e kryebashkiakëve të Sarandës, Himarës, Konispolit, Delvinës dhe Skraparit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?