I dyshuari Kreshnik Tusha

U arrestua për vrasjen e dy biznesmenëve në Laç, lirohet nga qelia Kreshnik Tusha

8 Korrik 2020, 17:53| Përditesimi: 8 Korrik 2020, 19:20

  • Share

Gjykata e Kurbinit liron Kreshnik Tushën, i cili u arrestua për ngjarjen e 30 majit ku u vranë biznesmenët Paulin Gjergji dhe Bujar Lika në Laç.

Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë për 21-vjeçarin, duke vendosur vijimin e hetimeve në "arrest shtëpie", teksa vijojnë hetimet në lidhje me ngjarjen. Masa e sigurisë për Tushën u ndryshua pas identifikimit dhe prangosjes së dy nga autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje, Eduart Lamaj dhe Ilir Xhepës.

Mbrëmjen e 30 majit në Kurbin u vranë Bujar Lika dhe Paulin Gjergji, ndërsa i plagosur në spital pak minuta më pas shkoi Kreshnik Tusha dhe policia e arrestoi si autor të dyshuar. Tusha mohoi akuzat e ngritura, ndërsa tashmë hetimet do të vijojnë nga prokuroria nëse ka qenë pjesë e grupit të autorëve.

Viktimat, Paulin Gjergji dhe Bujar Lika

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?