Gjykata e Lezhës

Kërkesa e prokurorit për sekuestrimin e kompjuterave në gjykatën e Lezhës/ Togat e Zeza shfuqizojnë vendimin

2 Tetor 2020, 17:20| Përditesimi: 2 Tetor 2020, 17:27

  • Share

Gjykata e Kurbinit ka shfuqizuar vendimin e prokurorit Sabri Kastrati, për sekuestrimin e materialeve elektronike të Gjykatës së Lezhës. Çështja u shqyrtua këtë të premte nga gjyqtari Olti Skrame, i cili pasi u njoh me pretendimet e palëve, vendosi pranimin e ankimit të Gjykatës së Lezhës e cila kundërshtoi vendimin e prokurorit për sekuestrimin e materialeve elektronike të këtij institucioni.

Pak ditë me parë prokurori Sabri Kastrati, i cili po heton një çështje penale që bën fjalë për falsifikimin e një vendimi civil gjyqësor, kërkoi sekuestrimin e kompjuterëve, serverëve dhe printerëve të Gjykatës së Lezhës me dyshimin se vendimi i falsifikuar ka dalë nga administrata e Gjykatës.

Vendimi ka të bëjë me një çështje divorci, ku në realitet gjyqtari Ilir Përdeda, që ka gjykuar çështjen ka vendosur pushimin e dosjes gjyqësore, për shkak se nuk ishte paraqitur paditësi. Por ndërkohë gjatë hetimeve, ka rezultuar se paditësi ka marrë një vendim nga gjykata e Lezhës me firmë dhe vulë dhe mandej e ka dorëzuar në Gjendjen Civile në Lezhë, duke kryer dhe divorcin. Hetimi ka zbuluar se ky vendim i vitit 2019, është tërësisht i falsifikuar, pasi në realitet gjyqtari Përdeda kishte vendosur pushimin e padisë civile dhe jo miratimin e saj duke çuar çiftin në divorc. Për këtë çështje janë arrestuar dy persona, ku njëri prej tyre sapo është kthyer nga Greqia dhe momentalisht të dy ndodhen në burg për akuzën e “falsifikimit të dokumenteve gjyqësore”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?