Kronikë
Top 24

Burg për 3.4 mln eurot, gruaja e shoferit në lot: Ku do i gjej lekët që ta nxjerr? S'kemi për të ngrënë bukë

28 Qershor 2018, 16:24| Përditesimi: 28 Qershor 2018, 23:01

  • Share

Gjykata e Durrësit la sot në burg shoferin e autotrenit që solli 8 automjete nga Gjermania në Shqipëri, ku në dy “Toyota Yaris” u gjetën të fshehura 3.4 milionë euro. Trupa gjykuese vendosi për Agim Çekën, 61-vjeç, krahas tre të tjerëve, arrest me burg dhe ata do përballen me akuzat e drejtësisë.  

Pas dhënies së kësaj mase nga Gjykata, bashkëshortja e Agim Çekës ka shpërthyer në lot. Ajo ka thënë se familja e saj është e varfër dhe 61-vjeçari nuk ka lidhje me paratë e gjetura në ngarkesën e ardhur nga Gjermania. 

Burri im ka qenë i papunë. Kishte një muaj që kishte filluar. E shkreta unë ç’më gjeti! Ku do gjej para ta nxjerr nga burgu?! Burri im nuk ka lidhje me lekët. I thotë pronari ik atje, hajde këtu atë bën. Ku do vemi ne? Hajdeni shikoni shtëpinë, ne jemi copë-copë, s’kemi ça të hamë. Le të kapin ata që e kanë bërë këtë punë. Kush do ta nxjerrë tani nga burgu burrin plak. Ne s’kemi lekë të hamë bukë jo ta nxjerrim nga burgu.

Ka thënë bashkëshortja e Agim Çekës

Agim Çeka kishte rreth 1 muaj që kishte nisur punë si shofer kompaninë e transportit të Edi Likës. Edhe ky i fundit është lënë në burg. Gjithashtu edhe djali i tij, Klevi Lika, 21-vjeç si dhe biznesmeni Alban Mollaymeri, 40-vjeç do të qëndrojnë pas hekurave. 

Pas shpalljes së moskompetencës nga Gjykata e Durrësit, tashmë dosja për 3.4 milionë eurot do kalojë në Gjykatën e Krimeve të Rënda. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?