Vettingu e lë me dy gjyqtarë/ Gjykata e Laçit ngre alarmin 'SOS': Nuk formohet trupa

19 Maj 2019, 10:52| Përditesimi: 19 Maj 2019, 11:11

  • Share

Pas Prokurorisë së Pukës e cila kishte mbetur vetëm me një hetues, është Gjykata e Kurbinit e cila ngre alarmin SOS për pamundësi për të funksionuar për shkak se mungojnë gjyqtarët.

Report TV ka mundur të lexojë një dokument që kreu i komanduar i kësaj gjykate Ded Demiri i ka bërë KLGJ-së duke kërkuar zgjidhjen e situatës së krijuar prej afro 3 muajsh.

Për shkak të efekteve të vettingut me shkarkimin e gjyqtarit Alfred Gjoni, gjykata e cila më parë ka qenë me tre gjyqtarë sot ka përfunduar me Ded Demirin dhe Aurel Arapin.

Në pikën 3 të nenit 18 të ligjit për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë thuhet “Degët e përhershme të gjykatës përbëhen nga jo më pak se tre gjyqtarë. Secili prej tyre duhet të ketë një numër mesatar të çështjeve gjyqësore në vit jo më të ulët se sa numri mesatar i çështjeve gjyqësore për gjyqtar në vit në të njëjtën shkallë gjykimi në Shqipëri në tri vitet e fundit”.

Një tjetër kusht për të funksionuar një gjykatë është edhe neni 13 i kodit të procedurës penale, i cili detyron praninë e tre gjyqtarëve, por në Kurbin e cila përfshin bashkinë e Laçit dhe rrethinat, kjo nuk funksionon.

Sipas këtij neni thuhet “Gjykatat e rretheve gjyqësore gjykojnë me një gjyqtar veprat penale, për të cilat parashikohet dënim me gjobë ose me burgim në maksimum jo më shumë se 10 vjet. Veprat e tjera penale gjykohen me trup gjykues të përbërë nga tre gjyqtarë’’.

Deri më tani kjo situatë sipas burimeve për Report TV është zgjidhur me delegime gjyqtarësh për çdo cështje ku rezulton se vetëm nga Tirana në Laç kanë shërbyer 6 gjyqtarë në dy muaj.

Kjo situatë sqaruan burimet ka pamundësuar vazhdimësinë, ka rritur kostot dhe është bërë shkak për shtyrjen deri në dështimin e mbi 50 seancave.

Ditën e hënë pritet që KLGj të dalë me një vendim ku do të komandojë për 1 vit një gjyqtarë në Laç deri në zgjidhjen e ngërçit të emërimeve, kompetencë të cilën ky këshill nuk e gëzon si edhe KLP-ja me prokurorët pasi është shfuqizuar nga kushtetuesja.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?