Gjykata e Lartë/ 5 ‘gjyqtarët e PD’ që përmbysën dosjen e Dritan Dajtit në 2016

12 Shkurt 2019, 07:20| Përditesimi: 12 Shkurt 2019, 12:07

  • Share

Vendimi i Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda për t’i hequr dënimin për jetë Dritan Dajtit është pasojë e një vendimi të mëparshëm të Gjykatës së Lartë, e cila riktheu për gjykim në Apel dosjen e Dritan Dajtit. Më 13 korrik të 2016, pesë ish-anëtarë të Gjykatës së Lartë vendosën rrëzimin e vendimit nr. 122, datë 01.12.2014 të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, si dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë me tjetër trup gjykues. Pesë ish-anëtarët që firmosën këtë vendim janë Edmond Islamaj, Guxim Zenelaj, Shkëlzen Selimi, Tom Ndreca dhe Evelina Qirjako. Edmond Islamaj, Tom Ndreca dhe Shkëlzen Selimi janë shkarkuar nga detyra nga komisionet e Vetingut për mosjustifikim të pasurisë me të ardhura të ligjshme si dhe për kontakte me elementë të përfshirë në krim të organizuar.

Ndërkaq, Guxim Zenelaj dhe Evelina Qirjako u larguan nga Gjykata e Lartë para se të vepronte ligji i Vetingut, duke shfrytëzuar mbarimin e mandatit. Edhe pse sipas Kushtetutës gjyqtari i Gjykatës së Lartë qëndron në detyrë deri në emërimin e pasardhësit, dy ish-gjyqtarët u larguan nga drejtësia, duke evituar kësisoj përballjen me procesin e Vetingut. Ndërkaq, që të pesë ish-gjyqtarët janë promovuar dhe emëruar në Parlament nga Partia Demokratike, e cila akuzon sot shumicën për heqjen e dënimit të përjetshëm Dritan Dajti. Vetëm disa muaj para largimit nga pushteti, Partia Demokratike, në ato kohë nën drejtimin e Sali Berishës, emëroi Tom Ndrecën në Gjykatën e Lartë. Në qershor të vitit 2011, me votat e Partisë Demokratike, janë emëruar në Gjykatën e Lartë Shkëlzen Selimi dhe Edmond Islamaj. Dy ish-gjyqtarët e tjerë të trupës gjykuese janë emëruar nga Partia Demokratike në vitin 2008 në Gjykatën e Lartë.

Vendimi i rrëzuar
Vendimi nr. 122, datë 01.12.2014 i Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, i rrëzuar nga Gjykata e Lartë, parashikonte prishjen e vendimit nr. 95 datë 23.07.2014, të Gjykatës për Krime të Rënda Tiranë dhe kthimin e akteve për rigjykim, në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues. Ndërkaq, vendimi nr. 95 datë 23.07.2014 i Gjykatës për Krime të Rënda Tiranë e kishte dënuar Dajtin me burgim të përjetshëm për vrasjen e katër policëve, për vrasjen e shtetasit Ledjon Mara, për vrasje me dashje e mbetur në tentativë, për falsifikim të dokumenteve, falsifikim të vulave, stampave ose formularëve si dhe për mbajtje pa leje të uniformës. Me rrëzimin e këtij vendimi, Gjykata së Apelit për Krimet e Rënda, me një tjetër trup gjykues, vendosi t’i hiqte dënimin e përjetshëm Dritan Dajtit. Tre gjyqtarët që votuan për t’i hequr dënimin e përjetshëm janë Aleks Nikolli, Petrit Aliaj dhe Skënder Danimi.

Pretendimi i Dritan Dajtit
Dritan Dajti ka kërkuar në Gjykatën e Lartë rrëzimin e të dy vendimeve dhe shpalljen e tij të pafajshëm, për veprën penale të “Vrasjes” në rrethana cilësuese sipas nenit 79/c të K. Penal (si në kushtet e mbrojtjes së nevojshme). Ndërsa sa i takon procedurës, Dajti ka theksuar se nuk i është siguruar një avokat. “Nga ana e gjykatave nuk është respektuar e drejta e të pandehurit për t’u asistuar nga një mbrojtës në përputhje me legjislacionin procedural penal. Citimi i çështjes Balliu kundër Shqipërisë është tërësisht i papërshtatshëm për rastin konkret, pasi i pandehuri Dritan Dajti në më shumë se një rast, ka deklaruar se kërkon të mbrohet nga një avokat kryesisht, i cili t’i sigurohet nga gjykata për shkak të pamundësisë për ta paguar një të tillë. Ai ka deklaruar se nuk është në gjendje të mbrohet vetë, për shkak të kompleksitetit të gjykimit. Nga ana e saj gjykata nuk ka mundur t’i sigurojë këtë mbrojtje, duke qenë se avokatët për arsye të ndryshme, kanë refuzuar t’i ofrojnë ndihmë juridike ose nuk janë paraqitur në gjykim”, ka pretenduar Dajti.

5-ish gjyqtarët që përmbysën dosjen e Dritan Dajtit

  1. Edmond Islamaj, i emëruar nga PD në Gjykatën e Lartë në qershor 2011, i shkarkuar nga Vetingu
  2. Tom Ndreca, i emëruar nga PD në Gjykatën e Lartë në prill të vitit 2013, i shkarkuar nga Vetingu
  3. Shkëlzen Selimi, i emëruar nga PD në Gjykatën e Lartë në qershor të vitit 2011, i shkarkuar nga Vetingu
  4. Guxim Zenelaj, i emëruar nga PD në Gjykatën e Lartë në 2008, u largua nga Gjykata e Lartë për shkak të mbarimit të mandatit, para nisjes së Vetingut, edhe pse sipas ligjit mund të qëndronte deri kur të zëvendësohej.
  5. Evelina Qirjako, emëruar nga PD në 2008, u largua nga Gjykata e Lartë për shkak të mbarimit të mandatit.

 

Faksimile e vendimit të Gjykatës së Lartë për Dritan Dajtin në 2016

2 gjyqtarë votuan kundër heqjes së dënimit përjetë për Dajtin
Vendimi i gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda disa ditë më parë për heqjen e dënimit me burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin, i provuar si fajtor për vrasjen e katër efektivëve të policisë në vitin 2009 pranë plazhit "Iliria" në Durrës dhe dënimin përfundimisht të tij me 25 vite burg ka shkaktuar reagime të forta nga qeveria, opozita dhe opinioni publik, ndërsa prokuroria po përgatitet për rekurs të dosjes në Gjykatën e Lartë. Trupa gjykuese që dha vendimin përbëhej nga; Fuat Vjerdha, që është edhe kryetar i Gjykatës së Apelit në Shkodër, anëtarët janë Lindita Hoxha e Aleks Nikolli, gjyqtarë në Gjykatën e Apelit Shkodër. Ndërsa pesëshja e gjyqtarëve u plotësua me dy gjyqtarët e tjerë Petrit Aliaj dhe Skënder Damini, të cilët janë gjyqtarë të Apelit në Vlorë.

Por si votuan 5 gjyqtarët në vendimin për Dritan Dajtin? Report Tv ka siguruar vendimin. Nga dokumenti duket që tre gjyqtarë, të cilët janë; Aleks Nikolli, Petrit Aliaj dhe Skënder Danimi kanë votuar për aplikimin e gjykimit të shkurtuar dhe dënimin përfundimtar me 25 vite burg. Ndërsa dy gjyqtarët e tjerë; Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha kanë votuar pjesërisht kundër për heqjen e dënimit përjetë.

Vendimi i gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda për Dritan Dajtin në 2019

Gjyqtari Damini është bërë në disa raste objekt i inspektimit të ministrisë së Drejtësisë, ku vetëm në një rast ka liruar nga qelia Arben Gropën allias Vangjel Zijaj, i dënuar me 32 vite burgim në Itali për trafik droge.

Ndërkohë gjyqtari tjetër i Vlorës i përfshirë në procesin penal kundër Dajtit, Petrit Aliaj, rezulton t’i ketë dalë emri dhe në dosjen kundër Klemend Balilit, të cilin prokuroria po e heton për pastrim të produkteve të veprës penale. Hetimi pasuror i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, i nisur në kuadër të ligjit Antimafia ndaj të shumëkërkuarit Klement Balili ka vendosur nën prozhektor edhe një gjyqtar të Gjykatës së Apelit të Vlorës. Gjatë një hetimi paralel të vitit 2015, gjyqtari Petrit Aliaj deklaroi se kishte punuar si konsulent ligjor për vëllezërit Balili dhe ishte paguar 47 mijë dollarë prej tyre.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Robshi: 12/02/2019 22:44

    O te trashe dhe malinj...gjykata e larte ka prishur vendimin e apelit i cili kishte prishur rrethin qe e kishte denuar me te perjetshem...pse dizinformoni popullin se kjo eshte shpifje dhe mashtrim...apeli i krimeve ka prishur rrethin dhe e larta ka prishur apelin qe nuk e ka denuar...dizinformues malinj si sju vjen turp ti vishni me dicka qe sju takon

    Përgjigju
  • fadil NEVOJTORE BAJG gjoleka: 12/02/2019 13:24

    Shikoni popull i dashur Shqiptar se çfar partie fashiste është partiave muti pd. Këta fundërrina kriminel gjygjtar i ka emruar partia pler e tani gërthasin kapini kapini të koruptuarit sa e turpëshme e sa imoral jan këta njerëz. Po çfar kujtojn këta se SHQIPTARËT jan budallenj ose jan njësoi si ata kok palarët që i ndjekin nga mbrapa. Këto fundërrina gabohen rënd. Jo se edi rëmpalla është më i mir se kta . Po kta të pd jan komplet jashqitje diare. Mjer Shqipria shkret me kta krimba. Nga të katër anët e politikës qelbësira hajdut fundërrina imoral . Çohuni o Shqiptar të mjer e shporrini të gjith këta politikan jashqitje e vini njerëz serjoz që ta bëjnë NUSE SHQIPËRIN E BUKUR E HIJE RËND . RROFT SHQIPRIA POSHT KRIMUNELËT POLITIKAN ORDINER JASHQITJA E KOMBIT SHQIPTAR.PA PËRJASHTIM NGA TË KATËR KRAHËT.

    Përgjigju
    • Veshgjati Vicidolit: 12/02/2019 18:34

      Rrnofte Bieisha bani drejtesi

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?