Sokol Ngresi

Gjykata e Lartë bëhet me 13 anëtarë, emërohet Sokol Ngresi! Plotësohet kuorumi për të gjykuar në Kolegjet e Bashkuara

3 Qershor 2022, 12:10| Përditesimi: 3 Qershor 2022, 12:59

  • Share

Nga sot Gjykata e Lartë bëhet me 13 anëtarë. Me emërimin nga Presidenti i Republikës të gjyqtarit Sokol Ngresi plotësohet kuorumi për tu mbledhur dhe për të gjykuar në Kolegjet e Bashkuara. Gjykata e Lartë, pas 5-vitesh në pamundësi për ta ushtruar këtë funksion themelor të saj, nga sot mundet të ndryshojë/unifikojë praktikën gjyqësore.

Kështu që Gjykata e Lartë rikthehet në funksionalitet për të shqyrtuar çështje në Kolegje të Bashkuara dhe për të përmbushur plotësisht misionin dhe autoritetin e saj sublim për çështje që kanë nevojë për kuptimin dhe unifikimin e zbatimit të ligjit, duke i siguruar kështu të gjithë sistemit gjyqësor zhvillimin/ndryshimin e praktikës gjyqësore, unifikimin e jurisprudencës, dhe një qëndrim uniform lidhur me çështje të ndryshme juridike në funksion të interesit publik, në respektim të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në dhënien e drejtësisë.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se Meta ka bërë thirrje ndaj të gjithë institucioneve qeverisëse të sistemit të drejtësisë por dhe aktorëve të tjerë vendimmarrës se, se Shqipëria ka nevojë jetike për një sistem drejtësie, jo vetëm të pavarur, por dhe plotësisht funksional e eficient. Qytetarët presin drejtësi, dhe e meritojnë atë që të jepet, brenda afateve të arsyeshme.

Presidenti i Republikës, gjithashtu gjen rastin të ritheksojë se: Pavarësia e sistemit të drejtësisë, sidomos për gjyqtarë të karrierës, duhet të garantohet në themel të saj. Vetëm kjo rrit besimin e gjithë shoqërisë tek sistemi i drejtësisë që duhet të sigurojë në vijimësi një staturë, që garanton pavarësi të gjyqtarëve dhe veprime të paanshme të shërbimit publik gjyqësor në tërësi. Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, si dhe gjithë institucionet e tjera shtetërore të përfshira apo në mbështetje të këtyre proceseve, duhet të angazhohen me të gjitha burimet dhe me vullnet për të bërë sa më shpejt funksionale me kapacitet të plotë Gjykatën e Lartë, Gjykatës Kushtetuese, dhe sistemin e ndjekjes penale. Për këtë, të gjithë institucionet e tjera shtetërore të përfshira apo në mbështetje të këtyre proceseve, duhet të ofrojnë dhe të mos bëhen pengesë për punën e organeve qeverisëse të sistemit, të ofrojnë gjithë informacionin e nevojshëm, në mënyrë serioze, duke vlerësuar rëndësinë që ka kjo çështje dhe jashtë çdo ndikimi. Asnjë institucion që mbështet procesin e verifikimit dhe vlerësimit të kandidatëve për Gjykatat më të rëndësishme në vend, nuk duhet të neglizhojë përmbushjen e detyrave dhe dhënien e informacionit për Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, apo Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Përpos këtyre, vëmendja nuk duhet të humbasë, ndaj nevojës ekstreme që ka sistemi gjyqësor për  plotësimin e vakancave të mëdha të krijuara në Gjykatat e Apelit dhe Gjykatat e Rretheve Gjyqësore të Shkallës së Parë”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Ora 15:29
Gjykata e Lartë me 13 anëtarë, reagon Yuri Kim: Hap i madh në Reformën në Drejtësi! Falë bashkëpunimit të drejtësisë me presidencën

1653827664_YKFB1140x684.jpg

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pas emërimit të Sokol Ngresit në Gjykatën e Lartë. Me emërimin e tij nga Presidenti i Republikës, plotësohet kuorumi për tu mbledhur dhe për të gjykuar në Kolegjet e Bashkuara. Yuri Kim shkruan në Twitter se ky është hap në reformën në drejtësi që vjen falë bashkëpunimit të institucioneve të drejtësisë me presidencën.

"Hap i madh përpara për reformën në drejtësi: Gjyqtari i 13-të i Gjykatës së Lartë u dekretua sot, duke i dhënë mundësi dhomave të bashkuara të arrijnë përfundimisht kuorumin pas 5 vitesh. Kjo do të thotë se Gjykata e Lartë tani është në gjendje të kryejë të gjitha funksionet, të shqyrtojë më shumë raste dhe të ndryshojë ligjet gjyqësore në mënyrë racionale.

Ky hap i madh është falë bashkëpunimit të mirë mes institucioneve të drejtësisë dhe Presidencës. Shpresojmë që kjo të vazhdojë. Reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por përfundimisht po ecën përpara dhe po prodhon rezultate reale", shkroi Kim.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • era: 04/06/2022 14:51

    ashtu duhet se e terheqin me mire nga huda politikanet. sa me i koruptuar aq me i mire per ta.

    Përgjigju
  • justice: 03/06/2022 13:32

    Nuk ishte pak si i koruptuar Koli?

    Përgjigju
    • Viola: 17/06/2022 21:34

      E meriton te jete aty ku eshte,aq me shume qe kaloj dhe vetingun me sukses

    • Ariu: 03/06/2022 15:09

      Ishte shumë prandaj dhe e zgjodhen...

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?