Gjyqtari Artur Kalaja dhe Gjykata e Lartë

Kronikë

Gjykata e Lartë bëhet me 8 anëtarë, Presidenti Meta firmos dekretin për emërimin e gjyqtarit Kalaja! Kim: Hap i rëndësishëm i zbatimit të Reformës në Drejtësi

26 Korrik 2021, 14:04| Përditesimi: 26 Korrik 2021, 19:48

  • Share

TIRANË-Gjykata e Lartë është bërë me 8 anëtarë. Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka firmosur sot dekretin për emërimin e zotit Artur Kalaja, si anëtari më i ri në Gjykatën së Lartë, i cili është përzgjedhur për t`u emëruar përmes procedurave të ngritjes në detyrë nga radhët e gjyqësorit.

"Presidenti i Republikës, përsërit edhe një herë thirrjen ndaj KLGJ-së se, duhet të vijojë angazhimin me ritme të shpejta për procedurat për emërimet e tjera në Gjykatën e Lartë, duke vepruar me pavarësi, integritet, dhe transparencë, për plotësimin sa më shpejt të Gjykatës së Lartë me të gjithë trupën e nevojshme gjyqësore dhe për t’i ofruar njëkohësisht kësaj Gjykate mbështetjen e nevojshme. Presidenti i Republikës, vlerëson të risjellë edhe njëherë në vëmendje të anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të gjithë institucioneve të tjera shtetërore të përfshira në këtë proces, se bërja sa më shpejt dhe plotësisht funksionale e Gjykatës së Lartë, por njëkohësisht dhe funksionimi me trupat e nevojshme gjyqësore të Gjykatave të Apelit, është me rëndësi jetike për vendin, lidhet direkt me procesin e integrimin Europian, stabilitetin e Shqipërisë, si dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut", thuhet në njoftimin e Presidencës.

Lajmin e ka përshëndetur edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim, e cila shkruan se ky eshtë një hap i rëndësishëm i zbatimit të Reformës në Drejtësi dhe se shume shpejt do të emërohet edhe anëtari i 9-të.

Me këtë emërim të ri, Gjykata e Lartë, nga sot bëhet me 8 (tetë) gjyqtarë, nga 19 anëtarë, që duhet të ketë, sipas vendimmarrjes së KLGJ-së. Kujtojmë se Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami në një intervistë për Report Tv ka deklaruar para një muaji se brenda korrikut Gjykata e Lartë mund të behet me 10 anëtarë nga 7 që ka aktualisht. 

Gjykata e Lartë u bë me 7 anëtarë në mars të këtij viti, nga 19 që duhet të ketë në total dhe pritet të plotësohet në mars të vitit 2024. Për shkak të mosfunksionimit për disa vite, Gjykata e Lartë ka pësuar një ngërç me dosjet e shumta që presin për t’u shqyrtuar.

Dekreti për emërimin e gjygjtarit të Gjykatës së Lartë

Ora 19:40
Gjykata e Lartë bëhet me 8 anëtarë, reagon Yuri Kim: Së shpejti i 9-ti, hap i rëndësishëm i zbatimit të Reformës në Drejtësi

Hap të rëndësishëm të zbatimit të Reformës në Drejtësi, e ka cilësuar ambasadorja amerikane Yuri Kim, zgjedhjen e anëtarit të 8-të, Artur Kalaja, në Gjykatën e Lartë. Yuri Kim ka falenderuar Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Presidencës për realizimin e kësaj. Kim paralajmëron se së shpejti do të emërohet dhe i 9-ti. Diplomatja amerikane kujton se me emërimin e anëtarit të 10-të atëhere Gjykata e Lartë do të ketë kuorumin e nevojshëm për të caktuar 3 gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.

'Hap i rëndësishëm përpara për zbatimin e Reformës në Drejtësi: Gjyqtari i 8-të emërohet në Gjykatën e Lartë, dhe i 9-ti do të vijë së shpejti. Sapo të caktohet i 10-ti, Gjykata e Lartë do të ketë kuorumin për të caktuar 3 gjyqtarë të tjerë në Gjykatën Kushtetues. Faleminderit Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Presidencës për realizimin e kësaj.'- shkruan diplomatja amerikane në një shënim në Twitter.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Viktima: 27/07/2021 03:00

    Mega qendra e korrupsjonit ne Shqiperi eshte kadastra e Vlores Ado e hetoi SPAKU kete fole gjarperinjsh?

    Përgjigju
  • Qafeleshi: 26/07/2021 15:12

    ca eshte kjo fosile parahistorike ne foto ?

    Përgjigju
  • Edlira: 26/07/2021 12:31

    Plehra vec plehrat emeron

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?