Gjykata e Lartë ka caktuar gjyqtaren që do të shqyrtojë rekursin e paraqitur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet aktualisht në paraburgimin e Durrësit.
Në njoftimin zyrtar të publikuar në faqen e Gjykatës së Lartë, thuhet se relatore e çështjes është caktuar gjyqtarja Albana Boksi, por ende nuk është përcaktuar data e shqyrtimit.
Në rekurs janë përfshirë edhe biznesmenët e tjerë që janë pjesë e çështjes, si Elman Abule, Gentjan Sula, Meriman Palushi dhe Shkëlqim Fusha. Publikimi i caktimit të relatores mban datën e 13 qershorit.
Veliaj është në hetim për korrupsion pasiv në 9 raste dhe pastrim parash, ndërsa ndodhet në arrest me burg që prej 10 shkurtit 2025.
Albana Boksi e ka filluar karrierën në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit. Më datë 1 mars 2006, ajo është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda në Tiranë.
Komente
