Ilir Meta

Kronikë

Gjykata e Lartë shqyrton më 9 tetor kërkesën e Metës për zbutjen e masës së sigurisë ‘arrest me burg’

15 Shtator, 18:23| Përditesimi: 15 Shtator, 18:33

  • Share

Gjykata e Lartë do të shqyrtojë rekursin e Metës për masën e sigurisë ‘arrest me burg’ më 9 tetor

Gjykata e Lartë ka caktuar datën 09 tetor për shqyrtimin e rekursit të Ilir Metës me objekt ankimin ndaj masës “arrest në burg”, caktuar prej rreth 1 viti nga Gjykata e Posaçme dhe e lënë në fuqi deri më tani nga gjyqësori.

Ankimi i Metës erdhi pas vendimit të fundit të Apelit të Posaçëm Antikorrupsion që la të pandryshuar masën. Ndërkohë, GJKKO ka caktuar datën 25 shtator, ora 11:00, për zhvillimin e seancës së parë paraprake në ngarkim të ish-presidentit Meta dhe katër personave të tjerë që janë marrë të pandehur nga SPAK.

Kërkesa do të shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila u caktua nga shorti elektronik për të kaluar dosjen për gjykim, kthyer pas për plotësim aktesh ose pushimin e çështjes.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sa të sigurt ndiheni nga mashtrimet online?