Gjykata e Lartë në Itali jep vendimin përfundimtar për Moisi Habilajn, e dënon me 15 vite e 5 muaj burg trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal

19 Maj 2022, 11:00| Përditesimi: 19 Maj 2022, 15:25

  • Share

ITALI- Gjykata e Lartë e Italisë ka lënë në fuqi dënimin me 15 vite e 5 muaj burg për Moisi Habilajn.  Ai u akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe grupit të strukturuar kriminal. Moisi Habilaj u arrestua në vitin 2017 nga policia italiane së bashku me 11 persona të tjerë, të cilët kryenin transportin e drogës nga Shqipëria në Siçili. 

Habilaj u dënua në mungesë nga Apeli pasi Gjykata e Katanias e la në arrest shtëpie dhe ai u arratis nga banesa ku qëndronte me masën sigurie. Prej kohësh janë kryer kontrolle edhe në Shqipëri për gjetjen e tij, por pa rezultat. Pala italiane ka kërkuar nga autoritet shqiptare të vazhdojë kontrollet pasi ka dyshime të arsyeshme se Moisi Habilaj është larguar nga Italia për t’u fshehur në Shqipëri.

Së bashku me Habilajn, përfunduan në pranga edhe 11 persona të tjerë. Arrestimi i tij bëri bujë  në Shqipëri, sepse hetimi u zgjerua më tej dhe përfshiu edhe ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili gjithashtu ndodhet në burg duke vuajtur dënimin. Tahiri ishte kushëri me Habilajt dhe akuzohet se i ka favorizuar. 

Të bashkëpandehur me Moisiun janë edhe Florian Habilaj, Nezar Seiti, Armando Sulaj, Maridian Sulaj, Sabaudin Celaj, Tigrens Mezuraj, Fatmir Minaj, të gjithë nën akuzë për grup kriminal dhe trafik narkotikësh.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?