Bota

Gjykata e Lartë e SHBA ndalon financimet publike për organizatat që mbështesin abortin

26 Qershor, 19:27| Përditesimi: 26 Qershor, 19:32

  • Share

Gjykata e Lartë e SHBA ka vendosur që shtetet mund të ndërpresin financimet e programit Medicaid për organizatën Planned Parenthood, shoqata më e madhe në SHBA që mbron të drejtat riprodhuese. Një vendim që përfaqëson një "fitore" për krahun konservator.

Çështja u ngrit nga shteti i Karolinës së Jugut, me argumentin se "asnjë fond publik nuk duhet t’i jepet kësaj organizate, edhe nëse ato para nuk përdoren për abortet". Planned Parenthood u kundërpërgjigj duke theksuar se pacientët i drejtohen organizatës jo vetëm për ndërprerjen e shtatzënisë, por edhe për shërbime të tjera si kontracepsioni dhe ekzaminimet për kancer. Megjithatë, Gjykata i dha të drejtë shtetit, duke shkaktuar "gëzim" në radhët e konservatorëve.

Vendimi në favor të konservatorëve

Vendimi kaloi me 6 vota pro dhe 3 kundër. Financimet federale për abortin janë tashmë të ndaluara, por republikanët synonin t’i jepnin një goditje të mëtejshme Planned Parenthood, e cila prej kohësh angazhohet për mbështetjen e të drejtave riprodhuese në shtetet ku aborti lejohet, duke e privuar atë edhe nga fondet që shkojnë për shërbime të tjera. Tani, vendimi i Gjykatës mund të ketë pasoja më të gjera për pacientët që përfitojnë nga Medicaid në SHBA./ Corriere della Sera

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    NATO miraton rritjen e shpenzimeve me 5% për mbrojtjen, si e vlerësoni?