Foto ilustruese

Bota

Gjykata e Lartë hedh poshtë kërkesën e Trump për mosçertifikimin e rezultatit në Pensilvani

9 Dhjetor 2020, 11:29| Përditesimi: 9 Dhjetor 2020, 11:30

  • Share

Gjykata e Lartë në Pensilvani hedh poshtë kërkesën e Trump për të ndryshuar rezultatin zgjedhor në Pensilvani. Republikanët në shtet donin të përmbysnin , por gjyqtarët refuzuan kërkesën për mungesë provash.  

 Vendimi me një fjali nuk përfshinte as pretendimet e Republikanëve.

Para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, Trump ka ngritur pretendime të pabazuara për mashtrim zgjedhor dhe sugjeroi që rezultati përfundimisht të vendoset në Gjykatën e Lartë.

Ky nuk është fundi i sfidave ligjore për fitoren e Biden. Republikanët në shtetin e Teksasit paraqitën një padi në Gjykatën e Lartë të Martën duke akuzuar katër shtete të tjera për parregullsi zgjedhore një sfidë që ekspertët ligjorë e kanë kritikuar ashpër, të cilët betejat ligjore të nisura nga Trump i shohin më shumë si refuzim  të pranimit të humbjes sesa mashtrim

Megjithatë asnjë  nga paditë e ngritura  nuk ka arritur të përmbysë fitoren e Biden. Javën e kaluar edhe Prokurori i Përgjithshëm i SHBA William Barr tha se departamenti i tij i drejtësisë nuk kishte gjetur asnjë provë të mashtrimit masiv në zgjedhjet e vitit 2020.

Kandidati demokrat mundi Trump me një diferencë prej 306 me 232 vota në kolegjin elektoral amerikan, i cili zgjedh presidentin. Guvernatori i Pensilvanisë Tom Wolf tashmë ka vërtetuar fitoren e Biden në shtet. Sipas rregullave të kolegjit elektoral, 20 zgjedhësit e shtetit do të mblidhen në 14 Dhjetor për të hedhur zyrtarisht votat e tyre për presidentin e zgjedhur.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?