Gjykata e Lartë i rrëzoi kërkesën për pezullimin e dënimit me 1 vit burg, Salianji reagon nga burgu: Iu nënshtrua urdhrit arbitrar që vjen nga skutat e krimit, i vendosur për betejë

15 Tetor, 18:59| Përditesimi: 15 Tetor, 19:05

  • Share

1727465412_ervinsalianji.jpeg

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Lartë që rrëzoi kërkesën për dënimin me 1 vit burg për kallëzim të rremë në dosjen Babale. 

“Ndonëse i burgosur, i kufizuar i privuar, e me një mandat me shumë mund të fituar, e që e shoh të trafikuar; përballë vetes e jush, jam njeri i lirë.  Po, jam njeriu më i lirë,  më i lirë se ca shërbëtorë,  them atë që mendoj e vendos mbi atë që besoj!

Nuk shitem, nuk blihem, nuk trysnohem e as lëshohem nga padrejtësia, e prapë qëndroj e mbroj interesin publik. Përtej kostove, sakrificave, politikën atë çfarë kam bërë e bej , e kam zgjedhje dhe mision. E di shumë mirë, që shumë shqiptarë vuajnë padrejtësitë njësoj e ndoshta më  keq çdo ditë.

Shumë shqiptare e prekin persekutimin nga padrejtësia, e varfërinë nga pamundësia, qe ja vjedh ja dhunon Edi Rama vete, dora e tij e shtrire si zgjatime shërbëtoresh, kudo.

Nuk di nëse kam më shumë keqardhje apo më shume përbuzje për shërbëtorët, që përthyejnë shpinën në përkulje ndaj  pushtetit, jo thjeshtë të korruptuar por  kriminal. Banda që vendosin për njerëz me diploma!

Të Pengmarrë në integritetin e tyre profesional, i nënshtrohen urdhrit arbitrar që vjen direkt nga skutat e krimit. Jam i qartë edhe më shumë që dënimi pa ligj e pafuqia e çdo institucioni të pushtetit,  veçse i hap shikimin e rrit reagimin njerëzve të ndershëm, opozitarë ose jo, që vuajnë keqqeverisjen, emigrimin, korrupsionin, e shkeljen me këmbë nga milioneret e pushtetit te krimit.

Sakrifica më motivon, për më shumë qëndresë e betejë! E ta themi qarte, Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, ndihmojnë trafikun e drogës, e mbrojnë  me gjyqësorin e kontrolluar.

E bekojnë dhe e mbrojnë vete, ndaj nuk u hetua trafikanti i drogës dhe as u hetua përdorimi e institucioneve të ministrisë së brendshme për lehtësimin e përfshirjen ne trafik droge. Trafikanti vëlla apo xhaxha,  nuk bëhet hero! E vërteta nuk mbulohet nën dritën e diellit! Përzemërsisht Ervin Salianji”, shkruan ish-deputeti Ervin Salianji.


Lajmi kryesor:

Ervin Salianji do vuajë 1 vit burg! Gjykata e Lartë refuzon pezullimin e dënimit për ish-deputetin e PD, i dënuar për kallëzim të rremë në dosjen 'Babale'


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?