Gjykata e Lartë ktheu konfliktin për vulën në Apel, avokati për Report Tv: Do shqyrtojë në themel vendimin e Zhukrit, palë edhe Basha

27 Dhjetor 2023, 13:54| Përditesimi: 27 Dhjetor 2023, 15:00

  • Share

Gjykata e Lartë ktheu për rigjykim konfliktin Berisha-Basha për vulën e Partisë Demokratike. Avokati Redi Ramaj, i ftuar në Report Tv tha se tashmë Apeli duhet të marrë një vendim përfundimtar se kujt i takon vula, Berishës apo Bashës.

Me vendimmarrjen e Gjykatës së Lartë legjitimohet si palë në proces edhe Enkelejd Alibeaj, për të cilin Rithemelimi kundërshtonte. Avokati Ramaj thotë se Apeli do shqyrtojë në themel vendimin e Agron Zhukrit që i dha partinë Berishës, si edhe pretendimet e dy palëve, Basha-Berisha.

“Apeli tashmë duhet ta shqyrtojë në themel jo të bazohej vetëm në pjesën e problematikave që ka pasur, zhvillimi i saj në shkallë të parë.

“Gjykata e Lartë ka vendosur të kthehet në Apel dhe të shqyrtohet nga një trupë tjetër gjykuese. Vendimi i parë është i Zhukrit, i shkallës së parë. Tashmë është prishur vendimi i Apelit. Apeli ka të drejtën të shqyrtojë në themel, edhe pretendimet e Bashës dhe Berishës. Do i shqyrtojë të gjitha kërkesat që kanë shkuar në Apel”, tha Ramaj.

Ai foli edhe për kohën sa mund të marrë shqyrtimi i çështjes në Apel.

“Gjykimi në Apel tashmë mund të zgjidhet në më pak seanca, mos të them edhe në një. Mjaftojnë pak seanca për t’i dhënë zgjidhej përfundimtare. Ky do jetë një vendim përfundimtar. Parimi për gjykimin në apel është që të dyja palët duhet ti qëndrojnë ankimit që kanë dërguar në apel, mund të shtojën argumentime”, tha Ramaj.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?