Momenti kur Erion Veliaj shoqërohet nga Policia dhe BKH

Politikë

Gjykata e Lartë la Veliajn në qeli, avokatët ndërkombëtarë: Mbahet në burg pa akuzë! Kryebashkiaku: Do ndjek rrugët ligjore që t’i shërbej Tiranës

9 Korrik, 17:02| Përditesimi: 9 Korrik, 17:13

  • Share

Një ditë pas vendimit të Gjykatës së Lartë që la në fuqi masën "arrest me burg" për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, avokatët e tij ndërkombëtarë kanë reaguar, duke e cilësuar këtë veprim si një shkelje flagrante të të drejtave të njeriut dhe të një procesi të rregullt ligjor.

Prej pesë muajsh Veliaj mbahet në qeli, ndërsa në deklaratën e tyre, firmat Kasowitz LLP dhe Mishcon de Reya paralajmërojnë ndjekje të mëtejshme në instancat ndërkombëtare, duke argumentuar se mbajtja në burg e kryebashkiakut pa një proces të rregullt dhe pa shqyrtuar masat alternative është në kundërshtim me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Daniel Fetterman, një ish-prokuror federal në Shtetet e Bashkuara dhe partner i Kasowitz LLP, një nga firmat ndërkombëtare e cila së fundmi ka publikuar edhe një raport të përbashkët hetimor lidhur me burgosjen e paligjshme të Kryebashkiakut Veliaj, tha: “Mbajtja në paraburgim e Kryebashkiakut Veliaj - pa akuzë dhe kur ka mundësi për masa më të qarta, proporcionale dhe të arsyeshme alternative ndalimi - është në kundërshtim me parimet e vendosura për një proces të rregullt ligjor, dhe në papajtueshmëri me sundimin e ligjit.”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj thotë se do të vijojë të ndjekë të gjitha rrugët ligjore në mënyrë që t’i shërbejë përsëri Tiranës.

“Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë është jashtëzakonisht zhgënjyes. Sot, unë duhet të isha një hap më pranë kthimit në shtëpi, pranë familjes sime. Por, në vend të kësaj, ndodhem i burgosur dhe në izolim në IEVP Durrës, në pamundësi për t’u takuar me këshilluesit e mi ligjorë ndërkombëtarë apo për të pasur informacionin e nevojshëm për të mbrojtur veten. Unë do të vijoj të ndjek të gjitha rrugët ligjore në mënyrë që t’i shërbej përsëri Tiranës”, tha Veliaj. 

Veliaj mbahet në paraburgim që prej 10 shkurtit të këtij viti, me urdhër të SPAK dhe vendim të GJKKO-së dhe po hetohet për korrupsion, fshehje të pasurisë dhe pastrim parash. 

Deklarata e plotë e avokatëve ndërkombëtarë të kryebashkiakut Erion Veliaj:

“Dje, Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë vendosi që Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës, do të qëndrojë në masën arrest me burg në IEVP Durrës, Shqipëri. Dëgjesa me dyer të mbyllura u mbajt në 8 Korrik 2025, në orën 12:00, pas shqyrtimit të dokumentave. Kryebashkiaku Veliaj hedh poshtë me vendosmëri çdo pretendim.

Pas rreth 5 muajsh qëndrimi në paraburgim dhe një hetimi thuajse dy vjeçar nga Prokuroria e Posaçme e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (“SPAK”), Kryebashkiakut Veliaj i mohohet ende aksesi me avokatët e tij ndërkombëtarë. Mbajtja në paraburgim e Z. Veliaj ka sjellë shumë shqetësime për familjen dhe miqtë e tij.

Burgosja pa akuzë e Z. Veliaj është miratuar më herët nga gjykatat pa kryer një vlerësim kuptimplotë nëse arrestimi i tij është i nevojshëm, proporcional apo i arsyeshëm, dhe pa vlerësimin e duhur të masave alternative ndaluese.

Daniel Fetterman, një ish-prokuror federal në Shtetet e Bashkuara dhe partner i Kasowitz LLP, një nga firmat ndërkombëtare e cila së fundmi ka publikuar edhe një raport të përbashkët hetimor lidhur me burgosjen e paligjshme të Kryebashkiakut Veliaj, tha:

“Mbajtja në paraburgim e Kryebashkiakut Veliaj - pa akuzë dhe kur ka mundësi për masa më të qarta, proporcionale dhe të arsyeshme alternative ndalimi - është në kundërshtim me parimet e vendosura për një proces të rregullt ligjor, dhe në papajtueshmëri me sundimin e ligjit.”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha:

“Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë është jashtëzakonisht zhgënjyes. Sot, unë duhet të isha një hap më pranë kthimit në shtëpi, pranë familjes sime. Por, në vend të kësaj, ndodhem i burgosur dhe në izolim në IEVP Durrës, në pamundësi për t’u takuar me këshilluesit e mi ligjorë ndërkombëtarë apo për të pasur informacionin e nevojshëm për të mbrojtur veten. Unë do të vijoj të ndjek të gjitha rrugët ligjore në mënyrë që t’i shërbej përsëri Tiranës”.

Ben Brandon, Partner, Mishcon de Reya shtoi:

“Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut (“ECHR”) i ndalon burgosjet arbitrare, dhe garanton që arrestimi duhet të jetë një masë e nevojshme, proporcionale dhe e arsyeshme. Ne po presim vendimin e plotë të Gjykatës së Lartë, por jemi duke marrë në konsideratë të gjitha masat e mundshme ligjore. Ne mbetemi jashtëzakonisht të shqetësuar që mbajtja në paraburgim e Kryebashkiakut Veliaj bie në kundërshtim me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.”

Raporti i plotë për arrestimin e padrejtë të Kryebashkiakut Veliaj mund të gjendet këtu.

Kasowitz dhe Mishcon de Reya do të vazhdojnë të ndjekin fuqishëm të gjitha mjetet e mundshme ligjore ndërkombëtare në emër të Kryebashkiakut Veliaj”.

Reagimi i avokatëve ndërkombëtarë të Erion Veliajt

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shaban: 09/07/2025 20:30

    Me cfare te ardhurash e siguron pagesen per mbrotje nderkombetate? Se avokati freng kushton e tarifat nuk i paguan dot me byth nga rroga si krietar bashkie

    Përgjigju
  • Haka Tekizoti: 09/07/2025 17:51

    Gjyqtarët nuk do të vihen në binarë nëqoftëse nuk mbajnë përgjegjësi ligjore dhe financiare për vendimet e tyre në kundërshtim me ligjin. Duhet të sanksionohet në Kodin Penal që për çdo vendim gjyqësor të rrëzuar nga gjykatat e një shkalle më të lartë dhe nga Gjykata Europiane gjyqtarët përgjegjës të penalizohen dhe të zhdëmtojnë materialisht (financiarisht) të dëmtuarin prej paaftësisë api lugësisë së tyre. Po kështu edhe për prokurorët.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Raporti i KE, si e vlerësoni punën e drejtësisë në Shqipëri?