Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Aldo Baren

23 Dhjetor 2022, 09:22| Përditesimi: 23 Dhjetor 2022, 12:34

  • Share

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me burg të përjetshëm për Aldo Baren, ish kreun e bandës famëkeqe të Lushnjës. Ky vendim vjen 10 vite pas vendimit të marrë nga gjykata e Apelit në 2012-tën. Bare bëri rekurs të vendimit me burgim të përjetshëm. Ndërkohë prej vitesh ai vuan dënimin në burgun e sigurisë së Lartë në Peqin.

“U vendos: Lënia në fuqi e vendimit nr.49 datë 16/07/2012 i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda në Tiranë”-thuhet në njoftimin zyrtar të Gjykatës së Lartë.

Gjykata e Lartë e kishte shqyrtuar një herë ccështjen e Bares por ishte Gjykata Kushtetuese ajo që e ktheu për rigjykim për shkak se gjeti shkelje procedurale. Aldo Bare u arrestua në Turqi në vitin 2006. Ndërsa kërkesa për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë u pranua në fundin e vitit 2009 kur ish kreu i bandës kriminale të Lushnjës mbërriti me charter në Aeroportin ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’ nën mbikëqyrjen e forcave të shumta të sigurisë.

Kush është Aldo Bare?

Kush është Alfred Shkurti, ish-speciali i forcave RENEA, ose i njohur ndryshe si Aldo Bare, hyri në botën e krimit në vitin 1997, pasi atij i vrau vëllanë banda e Artur Dajës, gjatë një përleshje me armë zjarri. Pas vrasjes se Ramadan Shkurtit, në Lushnjë nisi të operonte banda e Aldo Bares së cilës Drejtësia i numëron më shumë se njëzet vrasje, dhjetëra plagosje dhe vënie gjobash.

Kaq mjaftoi që vrasjet më pas të lidheshin zinxhir dhe natyrisht Bare nuk ishte i vetëm në gjithë këtë betejë personale. Sipas prokurorisë, ish-speciali kishte arritur të rekrutonte në bandën e drejtuar prej tij Ilir Stërgun, Afrim Hoxhën, Arben e Enver Boriçin, Enver Dondollakun, të gjithë shokë, miq e të afërm të "kokës" së grupit, Aldo Bare dhe vëllait të tij Ramadan Shkurti.

Më pas kësaj bande iu bashkuan edhe: Maksim Çela, Erion Cici, Dritan Vila, Leonard Prifti, dhe shumë të rinj të tjerë.

Me mbledhjen e këtyre "ushtarëve" përreth "kryetarit", siç e quanin në biseda telefonike Aldo Baren, filluan edhe ekzekutimet në qytetin e Lushnjës ndaj Artur Dajës, shokëve, miqve e familjarëve të tij, teksa në kurriz të kësaj bande janë të paktën 20 vrasje, plagosje, rrëmbime dhe gjoba.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?