Margherita Cassano dhe Sokol Sadushi

Kronikë

Gjykata e Lartë marrëveshje me atë të Italisë: Do të ndikojë në cilësinë e veprimtarisë gjyqësore

23 Janar, 19:47| Përditesimi: 23 Janar, 19:51

  • Share

Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë dhe Gjykata e Lartë e Kasacionit të Republikës së Italisë, kanë hedhur sot një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e gjyqësorit.

Kryetarët e të dy gjykatave Sokol Sadushi dhe Margherita Cassano, kanë nënshkruar në Romë një marrëveshje bashkëpunimi mes tyre duke u angazhuar për të forcuar lidhjet dhe shkëmbyer përvojën ndërmjet dy sistemeve tona.

"Kjo është një marrëveshje historike, sepse është hera e parë që dy gjykata të këtij niveli krijojnë një partneritet të tillë. Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është të shtojmë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e ndërsjelltë të përvojës dhe të praktikave më të mira, duke marrë parsysh vlerat por edhe ngjashmëritë e të dy sistemeve, që do ndikojë drejtpërdrejtë edhe në cilësinë e veprimtarisë gjyqësore dhe përmirësimit të aftësive profesionalë të gjyqtarëve e stafit mbështetës.

Ne jemi të lumtur që po përjetojmë një moment kaq të rëndësishëm në historinë e Gjykatës së Lartë, thuhet në njoftim.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?