Përfaqësues të Gjykatës së Lartë në Kongresin Botëror të Ligjit 2025

Kronikë

Gjykata e Lartë merr pjesë në Kongresin Botëror të Ligjit 2025, në fokus sfidat bashkëkohore të drejtësisë

5 Maj, 11:38| Përditesimi: 5 Maj, 11:42

  • Share

Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë merr pjesë në Kongresin Botëror të Ligjit 2025, i cili po zhvillohet në Santo Domingo, Republika Dominikane.

Ky forum i rëndësishëm ndërkombëtar ka nisur punimet me një ceremoni madhështore në ambientet e Universidad Autónoma de Santo Domingo, ku personalitete të njohura ndërkombëtare kanë riafirmuar angazhimin e tyre për forcimin e shtetit të së drejtës.

Në kuadër të përgatitjeve për mikpritjen e Kongresit Botëror të Ligjit 2027 në Shqipëri, një nga ngjarjet më të mëdha globale në fushën e drejtësisë, pjesëmarrja e Gjykatës së Lartë në edicionin e sivjetshëm përbën një hap konkret dhe të dukshëm në këtë proces të rëndësishëm.

Delegacioni i Gjykatës së Lartë, i kryesuar nga Kryetari Sokol Sadushi dhe gjyqtarët Ilir Panda, Albana Boksi, Asim Vokshi, Enkelejda Metaliaj, së bashku me ndihmësmagjistratët dhe stafin, do të jetë pjesë aktive në diskutimet mbi sfidat bashkëkohore të drejtësisë, gjatë ditëve të zhvillimit të konferencës.

Kjo pjesëmarrje konfirmon angazhimin e Shqipërisë për forcimin e shtetit të së drejtës dhe promovimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata drejt fundit, a ju kanë bindur partitë që të votoni më 11 maj?