Gjykata e Lartë ngre alarmin “Sos”/ Viti 2018 mbyllet me 28.863 dosje që presin të shqyrtohen

9 Janar 2019, 13:52| Përditesimi: 9 Janar 2019, 15:55

  • Share

Gjykata e Lartë e cila pas Vetting-ut dhe dorëheqjeve ka mbetur me 4 anëtarë nga 19 që duhet të ketë sipas organizes, është përfundimisht në kolaps edhe me cështjet e prapambetura në pritje për t’u shqyrtuar.

Administrata e kësaj gjykate ka bërë publike këtë të mërkurë shifrat e backlock-ut të cilat tregojnë se viti 2018 është mbyllur me 28863 dosje që flenë në bodrumet e kësaj gjykate.

Sic dhe shihet nga kjo tabelë rezulton se 2018 është viti rekord me dosje të prapambetura dhe të pashqyrtuara me trefishin e atyre që kanë qenë në 2015. 2015 regjistron 13048 dosje për t’u rritur më pas ky stok me 16127 në 2016 dhe me 2200 në 2017.

Tabela e të dhënave statistikore për dosjet që janë stok në Gjykatën e Lartë

Ndërsa viti ku rezulton se Gjykata e Lartë ka qenë më eficente në dhënie vendimesh përsa i përket sasisë është ai 2015 me 7630 dosje të përfunduara me vendim dhe më i ulëti, 2018 me vetëm 1673 dosje të përfunduara.

Me mandate në Gjykatën e Lartë kanë mbetur kreu i saj, Xhezair Zaganjori, Edmond Islamaj, Medi Bici dhe Ardian Dvorani. Ndërsa postulati “Drejtësi e vonuar, drejtësi e mohuar”, pritet të bëhet më i prekshëm në këtë Gjykatë në një kohë që gjyqtari Medi Bici është larguar duke u bërë pjesë e KLGJ-së, që kur kaloi Vettingun.

Në pritje të vendimit final për Vetting-un nga Kolegji i Posacëm i Apelimit janë kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori dhe gjyqtari Edmond Islamaj. Në rast të shkarkimit të tyre, Gjykata e Lartë mbetet vetëm me një gjyqtar dhe ai është Ardian Dvorani që njëherazi është zgjedhur edhe Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?