TIRANË- Pas më shumë se një viti nga bllokimi total dhe stokut të dosjeve prej 35 mijë dosje të mbartura, Gjykata e Lartë nis nga puna me vendimet që para i përkasin rekurseve administrative të depozituara në këtë gjykatë të cilat prej muajsh "flinin" në arkivat e kësaj gjykate.
Rifillimin e punës këtë gjykatë e bënë me dije zyra e shtypit e cila thotë se ‘‘Menjëherë pas emërimeve të tre gjyqtarëve të rinj në Gjykatën e Lartë, Mbledhja e Gjyqtarëve përcaktoi ndarjen e gjyqtarëve në kolegjet civile, administrative dhe penale, trupat gjykuese si dhe një metodikë mbi përdorimin e mënyrave më efektive që garantojnë shqyrtimin dhe gjykimin në kohën më të shpejtë, të arsyeshme dhe me cilësi të një numri të madh të çështjeve gjyqësore‘‘.
Në një prej vendimeve ku i paditur është Këshilli i Qarkut Kukës, Kolegji Aadministrativ i Gjykatës së Lartë ka vendosur prishjen e vendimin dhe kthimin për rishqyrtim dhe në çështjen e dytë mospranim rekursi.
Por si do të kryhen këto gjykime? Me përbërjen e trupës me tre anëtarë me Sokol Sadushin, Ervin Pupen dhe Ilir Pandën gjykata e lartë sqaron se ‘’ Kolegji Administrativ ka filluar shqyrtimin e çështjeve dhe ne vendimmarrjen e tij, referuar Kushtetutës dhe kuadrit të ri ligjor që normon zhvillimin e gjykimit në Gjykatën e Lartë, orientohet drejt një kuptimi dhe zbatimi të drejtë të ligjit. Qëndrimet e mbajtura nga Kolegji Administrativ, konsistojnë në interpretimin juridik të çështjeve që orientohen në disa drejtime kryesore si: Shqyrtimi i dosjeve gjyqësore administrative për të cilat është ngritur çështja e përcaktimit të juridiksionit do të gjykohen në dhomë këshillimi, pa praninë e palëve, mbi bazën e dokumentave, nga një trupë e përbërë nga tre gjyqtarë’’.
Aktualisht gjykata e lartë funksionon me 4 gjyqtarë nga 19 që përcakton ligji organik që duhet të ketë në trupën e saj.