Fran Frrokaj

Kronikë

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-kryebashkiakut Fran Frrokaj për pezullimin e dënimit 2.8 muaj burg

30 Janar, 16:51| Përditesimi: 30 Janar, 17:33

  • Share

TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokaj, i cili kërkonte, pezullimin e ekzekutimit të vendit të Apelit të Posaçëm, që e dënoi me 2.8 muaj burg për shpërdorim detyre. Vendimi i Apelit u dha që në 23 dhjetor 2024 por ende nuk është ekzekutuar pasi Frrokaj nuk është kapur nga policia dhe është zyrtarisht në kërkim.

Frrokaj i kërkon Gjykatës se Lartë pezullimin e dënimit të dhënë nga Gjykata e Posaçme e Apelit deri në shqyrtimin e rekursit në Gjykatën e Lartë.

Shkalla e parë e GJKKO e kishte dënuar me 1.4 vite burg.

Fran Frrokaj në atë kohë kryetar i komunës Shënkoll bashkë me ish zyrtarë të tjerë kanë favorizuar  në regjistrimin e 82 pasurive të paluajtshme për disa persona.

Në një tjetër gjyq Frrokaj është dënuar dhe me 2 vite burg edhe nga gjykata e Shkodrës që lidhet sërish me tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin por u lirua nga qelia pak kohë më parë, pasi përfitoi nga amnistia

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?