Monika Kryemadhi te vila te Kodra e Diellit

Kronikë

Gjykata e Lartë rrëzon Monika Kryemadhin, lë në fuqi sekuestron e vilës te Kodra e Diellit

20 Mars, 14:20| Përditesimi: 20 Mars, 14:28

  • Share

TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e deputetes Monika Kryemadhi, duke lënë kështu në fuqi sekuestron për vilën te Kodra e Diellit. Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e Kryemadhit, e cila kërkonte rrëzimin e dy vendimeve të Shkallës së Parë dhe të Apelit të GJKKO për sekuestron e vilës.

Në dhjetor 2024, Gjykata e Posaçme e Apelit hoqi sekuestron për vilën e nënës së Kryemadhit, po tek rezidenca Kodra e Diellit në Tiranë. Vila iu rikthye Fatime Kryemadhit në Apelin e GJKKO, ndërsa në Shkallën e Parë ishte pranuar kërkesa e SPAK për sekuestrimin e dy vilave.

Ndaj Kryemadhit dhe Metës rëndojnë 3 akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish, në çështjen CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA, ndërsa ndaj tyre ka nisur edhe hetim pasuror. 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?