Eridon Muho

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Erdion Muhos, organizoi vendosjen e tritolit ku humbi jetën biznesmeni në Sarandë

7 Nëntor, 16:33| Përditesimi: 7 Nëntor, 16:39

  • Share

TIRANË - Gjykata e lartë ka rrëzuar rekursin e Erdion Muhos, i akuzuar si bashkëpunëtor dhe organizator i tentativës për të vendosur tritol në një anije udhëtarësh më 24 qershor të këtij viti në portin e Sarandës, ngjarje ku humbi jetën Armandi Nelaj.

Muho i cili akuzohet për shkatërrim të pronës me eksploziv kryer në bashkëpunim kërkonte një masë më të butë sigurie se ajo e arrestit me burg, lënë në fuqi nga apeli i juridiksionit të përgjithshëm.

Tritoli shpërtheu në det teksa 52 vjeçari Armandi Nelaj po e vendoste në anijen tip delfin “Kristi”.

Sipas policisë motivet e ngjarjes ishin për shkak të konkurencës ku në shënjestër ishin tragetet e kompanisë “Finikas”.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?