Gjykata e Lartë ka vendosur mospranim të rekursit për masën e sigurisë arrest me burg për Francesco Becchettin.
Becceti vijon që të jetë në kërkim, ndërsa Gjykata e Tiranës e dënoi në vitin 2022 me 17 vite burg vendim që është apeluar dhe Gjykata e Apelit do ta shpallë vendimin më 30 shtator.
Becchetti u akuzua për 4 vepra penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim Dokumentesh”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.
Biznesmeni italian akuzohet se përmes kompanive të tij kishte krijuar një skemë të mashtrimit me TVSH dhe pastrim parash.
Komente

Sakte ky konstatim, edhe kur KPA i beri seancën per rikthim ne vitin 2024 Antoneta Sevdarit nuk i shqyrtoi nje denoncim qe ishte bere per çeshtjen e Becchetti, duke e favorizuar e falsifikuar procesin e vetingut ndaj saj. Vendimi eshte ne faqen e KPA i publikuar
PërgjigjuDrejtësia është e kapur, shikoni si Prokurorja Antoneta Sevdari ka shkaktuar dëmin 120 milion euro. Në këtë link gjeni vendimet e Arbitrazhit, Gjykatës Angleze që e quajnë skandaloz hetimin penal të Sevdarit. Ajo me atë hetim ndaj Begetit ka shkaktuar euro 120 milion. dëme. Link: https://www.italaw.com/cases/3958
Përgjigju