Jorgo Goro, ish-kryebashkiak i Himarës dhe Prokuroria e Posaçme

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-kryebashkiakut të Himarës, mbetet në fuqi vendimi i Apelit për sekuestron e apartamentit të Jorgo Goros

21 Nëntor, 16:22| Përditesimi: 21 Nëntor, 17:31

  • Share

Tiranë- Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, lidhur me vendimin e Apelit për sekuestrimin e apartamentit të tij.

Trupa gjykuese e përbërë nga Ilir Panda, Medi Bici dhe Albana Boksi vendosën rrëzimin e rekursit për vendimin e dhënë nga Apeli i GJKKO, në datë 31 korrik të këtij viti.

Shkalla e Dytë vendosi të sekuestrojë apartamentin 81 metra katrorë të ish-kryetarit të bashkisë se Himarës. Për këtë, u ngarkua Prokuroria e Posaccme dhe Agjencia për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara.  

Jorgo Goro po hetohet nga SPAK për pasurinë e tij dhe aktualisht është vënë në dy masa sigurie “arrest në burg”.

Më 15 Nëntor GJKKO kaloi për gjykim dosjen e Jorgo Goros për tjetërsimin e 10 mijë metra katrorë tokë. Ish-kryebashkiaku i Himarës kërkoi gjykim të shkurtuar. Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK dhe nisi gjyqin ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës. Ai akuzohet për shpërdorim detyre në 2 raste të tjetërsimit të pronave, dhe fshehje të pasurisë. 

Ndaj tij, qëndron ende i hapur hetimi për një tjetër tokë në Himarë, të cilën e përfitoi ish-kryebashkiaku i komanduar, Arqile Bollano.

A.Q//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?