Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të Posaçëm për Blendi Tetën, i akuzuar për përfshirjen e tij në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ngjarje e shënuar më 27 gusht 2019.
Shkalla e tretë e gjyqësorit, në dhomë këshillimi, këtë të enjte vendosi prishjen e vendimit të Apelit të datës 14 qershor 2022 dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në këtë gjykatë, me një tjetër trup gjykues.
Blendi Teta u dënua nga Apeli me 25 vite burg, nën akuzën se ai vëzhgonte lëvizjet e Malkos dhe ndihmoi autorët në ekzekutimin e tij. Ishte vetë Teta që çoi për rekurs në Gjykatën e Lartë vendimin e Apelit, duke kërkuar dhe pafajësinë.
Të akuzuar po ashtu nga SPAK për këtë ngjarje janë: Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Oltian Loga, Aleksandër Maxhaku, Fatmir Hyseni (Musai), Dritan Agaj, Xhoni Nica dhe Elvis Gaçaj.
Komente
