Ajola Xoxa gjatë paraqitjes në SPAK

Kronikë

Gjykata e Lartë shtyn vendimin mbi rekursin e Arbër Veliajt dhe Ajola Xoxës

8 Mars, 16:10| Përditesimi: 8 Mars, 16:19

  • Share

Gjykata e lartë ka shtyrë vendimin mbi rekursin e paraqitur nga Arbër Veliaj dhe Ajola Xoxa, të cilët kundërshtojnë kontrollet e ushtruara me vendim të GJKKO dhe kërkesë të SPAK në banesat dhe bizneset e tyre në 6 dhjetor të vitit të kaluar. 

Sipas afishimit në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë, një prej 3 gjyqtarëve të caktuar në trupë, ka kërkuar largimin nga çështja për shkaqe papajtueshmërie. 

Ilir Panda relator dhe Albana Boksi e Medi Bici anëtarë, ishin trupa që duhej të shqyrtonin rekursin në Dhomë Këshillimi të enjten më 6 mars por që u shty për në një datë tjetër.

Ndërkohë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj do të dalë më 11 mars të martën e ardhshme para gjykatës së posaçme të apelit ku kërkon një masë më të butë sigurie se ajo e arrestit në burg.

Në apel vendimi do të shqyrtohet nga gjyqtari Engert Pëllumbi ndërsa në shkallën e parë vendimi u dha nga gjyqtari Erjon Bani.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?